Pas zërave që kanë qarkulluar në media për një takim mes
Gjestit dhe ish të dashurës së tij, Diellzës, ka ardhur një reagim indirekt nga Egli Tako.
Ish-banorja e Big Brother VIP ka publikuar një foto në Instagram Story ku shfaqet e qeshur, e kuruar dhe me vetëbesim, e ulur në makinë.
Postimi u shoqërua me një koment nga ndjekësit: “Egli Tako je si yll, po ku e kemi Gjestin?“, duke ngjallur menjëherë reagime në rrjet dhe interpretim si një përgjigje e heshtur ndaj lajmit të përhapur për ish-partnerin e saj.
Ndonëse Egli nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi situatën, fotoja dhe momenti i publikimit flasin vetë.
Ajo duket e qetë dhe e fokusuar në veten, duke dërguar një mesazh të qartë: nuk e shqetësojnë thashethemet.