Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve sërish në rrjetet sociale.
Mes thashethemeve që qarkullojnë për një ndarje të mundshme me Gjestin, ish-banorja e BBV Albania ka publikuar një foto mjaft provokuese në Instastory.
Në foto, Egli shfaqet e buzëqeshur dhe me vetëbesim, ndërsa menjëherë kanë nisur komentet e ndjekësve që lidhen me marrëdhënien e saj me Gjestin.
Kjo dalje vjen vetëm pak orë pasi në media u raportua për një takim të Gjestit me ish-partneren e tij, Diellzën, me të cilën ai thuhet se ka pasur një lidhje të gjatë dhe të ngushtë.
Reagimi i Eglit, si gjithmonë, nuk ka ardhur përmes fjalëve, por përmes postimeve që lënë vend për interpretim.