Një incident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë, pak minuta para spektaklit me fishekzjarre.
Xhonatan Islami, i njohur për pasionin e tij ndaj sporteve ekstreme, është rrëzuar gjatë një hedhjeje me parashutë.
Fatmirësisht, ai ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar dëmtime serioze. Sipas burimeve, gjithçka është nën kontroll dhe mjekët po monitorojnë gjendjen e tij.
Xhonatan Islami është partneri i moderatores Roza Lati, me të cilën është në një lidhje dashurie që nga viti 2024.
Lidhja u bë publike përmes një postimi të parashutistit, duke konfirmuar zërat që qarkullonin për çiftin.