Vite pas një prej skandaleve më të përfolura në historinë e reality-show “Për’puthen”,
ish-konkurrenti Fation Kuqari ka ndarë për herë të parë detaje të pathëna për trekëndëshin mes Beart Rexhepit, Tea Trifonit dhe Andi Shehit, që u kthye në një debat publik në atë kohë.
I ftuar në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”, Fationi u përball me pyetje të drejtpërdrejta rreth asaj periudhe, që ai e përshkroi si një kohë e vështirë për të.
“Për pesë muaj më kanë quajtur mashtrues, sepse njerëzit mendonin se isha pjesë e lojës. Por unë e dija të vërtetën,” – u shpreh Kuqari, duke shtuar se ka heshtur për shkak të një premtimi.
“I dhashë fjalën dikujt që më kërkoi të mos e zbuloja të vërtetën dhe i qëndrova asaj fjalë. E bëra në mënyrë shoqërore, jo për lojë. Sot janë gjashtë vite më vonë dhe nuk jam njeri që ushqehem me skandale. Fundja, nuk bën sens të krijosh dramë me dikë që nesër mund të jetë edhe partneri yt i jetës.”
Kujtojmë që lidhja mes Teas dhe Andit, që u krijua brenda emisionit, rezultoi më pas të ishte një inskenim, pasi jashtë emisionit ajo shijonte romancën me Beart Rexhepin.
Deklarata e Fationit hedh dritë mbi një nga episodet më të komentuara të “Për’puthen”, duke risjellë në vëmendje dilemën për vërtetësinë e historive të dashurisë të krijuara në emisionet televizive.