Close Menu
Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
    • Kryesore
    • TvShow
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit

    Saturni sjell përgjegjësi financiare: Këto shenja do marrin barrën familjare dhe ekonomike: Parashikimi i Horoskopit per muajn maj nga Meri Shehu

    0
    By admin on May 6, 2025 ShowBizi

    12. PESHORJA
    Shumë planetë janë në Dash: Mërkuri, Afërdita, Neptuni dhe Saturni që do të përballen me Peshoren.

    Peshorja do të kalojë nga sfida në sfidë, por do të kenë edhe bashkëpunime shumë të rëndësishme.

    Shumë Peshore lajmërojnë për bashkëpunime të fuqishme me kushte të rëndësishme në afate kohore të mëdha sepse Saturni ua vë këtë tendencë. Saturni tregon lidhje shumëëvjeçare dhe përgjegjësi.

    Ndonjëherë gjërat e fuqishme vijnë për njerëz të fuqishëm.

    11. GAFORRJA
    Do të kenë planetët në shtëpinë e 10-të, por duke qenë se Saturni futet në shtëpnë e 10-të të tyre, kjo do të thotë që kemi një hijezim të errët në këtë ndikim kaq energjik të shumë planetëve në Dash.

    Gaforret aty ku kanë shpengimin, fluturimin, zjarrin e pakontrolluar, futet Saturni si një polic që u thotë ‘ndal’ dhe duhet të shohin diçka me kujdes. Do të tkurren pak në ecurinë e tyre.

    10. BRICJAPI
    Do të marrin ndikimin e hënës së plotë në Akrep, por do të jenë në katërkëndësh me gjithë planetët në Dash, janë shenjat kardinale që duhet të kenë shumë kujdes këtë periudhë dhe do të përjetojnë tendencën e Saturnit në çështjet familjare.

    Dikush do u vërë detyrime familjare, do të marrin përgjegjësi për jetën familjare, të afërm të familjes ose do të bëjnë një biznes që do shumë përkushtim dhe do të mbyllen në këtë detyrim të tyre dhe pranverën e verën do ta kalojnë nën ndikimin e Saturnit. Kemi bashkëjetesa, flirte sepse Afërdita dhe Mërkuri janë në Dash dhe sot lidhet bukur me Jupiterin në Binjak. Sot ishte një ditë e mrekullueshme për lajme, takime dhe blerje mjetesh komunikimi, por edhe për të planifikuar udhëtime dhe ide shumë të zgjuara.

    9. VIRGJERESHA
    Do të kemi hënën e re në datën 26 në Binjak dhe atëherë do të çlirohen me punët apo një dritare të re në punë. Deri në atë datë do të merreni me gjërat që keni në duar. Hëna e plotë në Akrep është shumë e mirë. Do të mbyllni një projekt dhe do të jeni gati për të tjera. Tregon një lloj plotësimi ose nostalgjie për diçka që merr fund dhe do të prisni datën 26 për fillime të reja. Çështjet ekonomike janë ato që do të futen në rendin më të madh, me shumë shpenzime por pas datës 24 duhet të vini një qëllim në to sepse hyn Saturni te paratë që ju detyohen apo detyroheni.

    8. PESHQIT
    Çlirohen pak nga Saturni pas datës 24 dhe do të pyesin veten nëse janë vërtet të lirë. Do të marrin një lajm të mirë pas datës 24. Do të merren me çështjet ekonomike, udhëtim dhe kontakt me jashtë në datën 12. Në datën 26 do të fillojë një rutinë e re për Peshqit, një ndryshim shtëpie, vendi, ambienti.

    7. DEMI
    Janë të fuqishëm dhe për ta vijnë edhe lajmet e rëndësishme sepse hëna e plotë është përballë shenjës së tyre dhe dielli është në Dem. Diellit takohet me Uranin rreth datës 12-13 dhe do të shohim një ndryshim shumë të madh. Hëna e plotë në datën 12 ku merr pjesë edhe Urani afër diellit, do të sjellë ndryshime në jetën personale, bashkëpunime, martesa. Me Mërkurin në datën 10 në shenjën e tyre do të bëhet një nga shenjat më komunikative dhe këmbëngulëse. Pas datës 10, jo çdo gjë do të ecë me ritme të shpejta dhe interesat, bashkëpunimet do të jenë kryesisht materiale.

    6. AKREPI
    Do të përjetojnë hënën e plotë në shenjën e tyre, shumë të bukur, pranverore, romantizëm. Shumë planetë në Dash tregojnë punë, iniciativa, investime. Pas datës 24, çështjet e punës futen nën një kontroll më të ashpër dhe kërkojnë kushte. Shumë Akrepë që nuk kanë pasur një punë stabël ose me rregulla siç i kanë dashur, pas datës 24 fillon kjo tendencë dhe do të shohim çfarë do të arrijnë.

    5. LUANI
    Janë në një periudhë shumë të rëndësishme, është një ditë shumë e bukur për të kontaktuar, udhëtuar, për lajme të mira. Hëna e plotë në Akrep do t’i ndikojë shumë në çështjet familjare dhe futja e Mërkurit në Dem i ndikon në karrierë. Do të bëhen më materialistë, jo më kaq të zhurmshëm dhe do të duan gjëra konkrete. Do të kenë shumë takime pune pas datës 10. Udhëtime, kontakte, njohje pune të reja do të kenë me hënën e re në datën 26.

    4. UJORI
    Hëna e plotë në Akrep do të jetë shumë e rëndëisshme në lidhje me çështjet e karrierës. Karriera dhe familja janë aspektet më të rëndësishme në këtë periudhë. Shumë planetë në Dash tregojnë që do të jenë vigjilentë në ide e kontakte. Futja e Saturnit në Dash tregon që do të marrin frenat në duar do të vënë qëllime afatgjata dhe ky muaj pranveror për ta është dimër qëllimesh, duan të bëhen më seriozë nga sa kanë qenë. Mund të marrin vendime fejesash, martesash dhe kërkojnë marrëdhënie afatgjata.

    3. SHIGJETARI
    Shumë planetë në Dash tregojnë që po e shijojnë, nuk do të kenë fare përtesë për të shpenzuar flirtuar apo rrezikuar. Pas datës 24 futet Saturni dhe u vë një pengesë serioze dhe qëllime. Do të bëhen më të përmbajtur, më të matur dhe do t’u përkushtohen gjërave që kanë më shumë gjërave që kanë vlerë në sytë e tyre. Do të marrin vendime fejesash e martesash, do t’i përkushtohen më shumë një marrëdhënieje, një pune, një situate ku nuk merrnin përgjegjësi. Edhe kontaktet me jashtë, çështjet ligjore apo vendimet për fëmijët janë të rëndësishme.

    2. BINJAKET
    Sot ishte një ditë shumë e mirë sepse Mërkuri në Dash bën një lidhje shumë të bukur me Jupiterin në shenjën e tyre. Lajme, ide, kontakte, udhëtime, propozime çfarëdo që kërkojnë mund ta gjejnë, gjërat që s’kanë mundur t’i thonë le t’i propozojnë sepse ka tendencë pozitive. Do të kenë hënën e re në shenjën e tyre pas datë 26 dhe shumë ndryshime të vrullshme fillojnë në atë periudhë. Shumë planetë në Dash janë përkrahje ekonomike, njohje, jetë sociale, dalje, hyrje, argëtime. Hëna e plotë në Akrep tregon që duhet të kenë kujdes me punën, të plotësojnë dëshirat, të mos bëhen shumë emocionalë dhe të kenë përgjegjësi në përfundimin e fillimin e një pune.

    1. DASHI
    4 planetë në Dash, do të shtohet edhe Saturni dhe bëjnë një ndikim energjie shumë të fuqishëm. Iniciativa, dalje përpara, ndryshim jete. Kujdes me ekonominë në datën 12 sepse hëna e plotë në Akrep tregon pasiguritë ekonomike. Mund të emocionohen më shumë për pasiguritë që kanë pasur, nuk i përmbyllin siç duhet kërkesat ekonomike. Pas datës 10, fillojnë komunikimet e mira për çështjet ekonomike sepse hyn Mërkuri në Dem.

    Horoskopi Meri Shehu
    Previous ArticlePerplasje per vend pune ne TopChannel? Çfarë ka ndodhur mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit?
    Next Article Egli Tako shkon ne Kosove? Del fotoja e papritur ne…
    ShowBizi

    Lajmet e divorcit me Vesën një strategji? Big Basta dhe Andueli “përplasen” pas finales: Ke përdorur martesën

    June 21, 2025

    Çfarë humbët nga finalja e Ferma VIP? Kapet puthja në buzë e Albanos me ish-fermeren në prapaskenë: DEL VIDEO

    June 21, 2025

    U shpall FITUES i Ferma Vip 2, ky eshte reagimi i pare i Big Bastes…

    June 21, 2025
    Të Fundit

    Me një puthje, Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren pas mbarimit të “Ferma VIP2”? (Video)

    June 21, 2025

    U perfol se ja kishin premtuar fitoren qe para se te niste… Reagon per here te pare Big Basta edhe Vesa Luma…

    June 21, 2025

    Egli Tako “thyen” heshtjen për Gjestin,Mesa kam degjuar ai eshte l…

    June 21, 2025
    Horoskopi

    Sezoni i Gaforres ka filluar, çfarë pritet për secilën shenjë të Horoskopit

    June 20, 2025

    Sot nis një periudhë bollëku për këto 3 shenja të Horoskopit

    June 20, 2025

    “Për fat të keq…”/ Horoskopi i datës 20 qershor 2025: Ju beqarët kishit ëndërruar dashurinë e madhe?

    June 20, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.