Pas një rrugëtimi të suksesshëm në Big Brother VIP Albania, ku jo vetëm fitoi zemrat e publikut por edhe çmimin e madh,
Gjesti feston sot ditëlindjen e tij jashtë shtëpisë së famshme, tashmë si një nga personazhet më të përfolur të momentit.
Gjatë qëndrimit në BBVA, ai krijoi një lidhje të afërt me Egli Takon, për të cilën u shpreh hapur se ishte “e dashura” e tij.
Marrëdhënia e tyre u komentua gjerësisht dhe u duk se do të vazhdonte edhe pas përfundimit të spektaklit.
Por realiteti jashtë kamerave ka qenë ndryshe: që nga dita e daljes, Gjesti dhe Egli nuk janë parë më bashkë, duke ngritur dyshime se çdo raport mes tyre i përkiste vetëm jetës brenda formatit.
Këto dyshime janë forcuar edhe më shumë nga veprimi i fundit i Eglit — mungesa totale e një urimi publik për ditëlindjen e Gjestit, ndryshe nga shumë personazhe të tjerë që e kanë uruar me dashamirësi në rrjete sociale.
Mes tyre, edhe vetë Ledion Liço, i cili publikoi një foto të përqafuar me Gjestin, duke shkruar:
“Happy birthday nub. Shkëlqe gjithmonë.”
Mungesa e reagimit nga Egli në një ditë kaq të veçantë për Gjestin është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal i qartë se lidhja mes tyre mund të ketë marrë fund, edhe pse asnjëri nuk e ka konfirmuar zyrtarisht. Por në heshtje, duket se gjithçka është thënë.