Close Menu
Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
    • Kryesore
    • TvShow
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit

    “Qershori, muaji që ju ndryshon jetën”, astrologe Meri Gjini: Jupiteri në Gaforre sjell para dhe mbarësi për këto 3 shenja

    0
    By admin on June 9, 2025 ShowBizi

    Parashikimi i Horoskopit javor nga astrologe Meri Gjini në emisionin 7pa5 në Vizion Plus.


    Një javë me ndryshime dhe intensive. Kemi këtë javë Venusin që është futur te Demat, Mërkuri është futur te Gaforrja. Pasnesër kemi një Hënë të Plotë te Shigjetarët që ka të bëjë fiks me pjesën e udhëtimeve, lëvizjeve, shkresave.

    Hyrja më e rëndësishme është Planeti i Fatit te Gaforrja, që do të dëgjohet gjithandej: viti i Gaforres. Jupiteri te Gaforrja jep një potencial shumë më të mirë dhe më të madh se kur ishte te Binjakët. Por vështirësia e këtij Jupiteri është Saturn-Neptuni në hyrje katërkëndore te Dashi, që nuk do të na lejojë të ndjejmë shumë pozitivitetin ditët e para.

    Ky Jupiter hyn te Gaforrja nesër, gjen Mërkurin aty dhe do të qëndrojë deri në ditët e para të korrikut 2026, dhe përsëri do të ketë bashkëudhëtar Mërkurin. Janë hyrje optimiste dhe ndihmuese.

    Dashi
    Saturni dhe Neptuni janë në katërkëndësh me Jupiterin nga nesër. Të lindurit në ditët e para duhet të këmbëngulin për çfarë kanë të rëndësishme. Për të tjerët, do të kenë strukturim të thjeshtë të çështjeve që kanë të bëjnë me pronësitë dhe çështjet që kanë të bëjnë me emrin e tyre. Do të mbyllni pikëpyetjet, përplasjet apo hatërmbetjet në raportet në çift që nga fundi i shkurtit deri tani.

    Demi
    Me Venusin te vetja, gjëja e parë që do të ndjejnë është pozitiviteti në drejtim të xhepit të tyre. Është momenti që ndryshimet që kanë pasur në mendje, por nuk kanë pasur guximin t’i bëjnë, t’i ndërmarrin tani. Çdo ndryshim të mundshëm që mendoni se do t’ju japë kualitet dhe stabilitet – momenti është tani. Kalimi i Jupiterit te Gaforrja ju favorizon për të zgjeruar pjesën sociale në shërbim të zgjerimit profesional. Çfarëdo lloj lëvizjeje, ky Jupiter sjell një rritje të konsiderueshme të buxhetit.

    Binjakët
    Pa Mërkur tashmë dhe pa planetin e fatit. Por kjo nuk është domosdoshmërisht e keqe. Mërkuri nga pozicioni ku ndodhet do t’ju japë mundësinë që të jeni të qartë dhe të sigurt në ecurinë e të përditshmes suaj. Nis një periudhë për Binjakët që do të ndihmohen shumë në drejtim të dashurisë. Si ata që kanë pasur pikëpyetje dhe ata që kanë pasur përplasje, ky Jupiter i ndihmon shumë. Hëna e plotë përballë u jep mundësi për udhëtime.

    Gaforrja
    Do të jenë kryefjalë për periudhën. Nuk do t’i lini vendimet tuaja në spontanitetin fëmijëror. Do të merrni iniciativa që nuk janë të lehta, por do t’ia dilni mbanë me sukses. Pronësia, zgjerimi i familjes janë çështje që do të dëgjohen për ju. Hëna e plotë i bën më të kthjellët, por nuk i ndikon drejtpërdrejt. Shquhen për intuitë të fortë dhe kur është Hëna e plotë kanë ide të duhura.

    Luani
    Ky Jupiter, bashkë me Mërkurin, do të shfrytëzohet për të mbyllur çfarë është për të hequr qafe. Për të lënë pas siklete të shtëpisë apo profesionit. Edhe disa ditë mbetet prioritet profesioni. Venusi te Demat nuk është hyrje e lehtë. Këtë javë kujdes me shpenzimet.

    Virgjëresha
    Mërkuri te Binjakët i ndihmonte më shumë në projektim. Por në rezultat është më i mirë ky Mërkur. Edhe ky Jupiter bën të mundur që çështjet që i përkasin familjes të lehtësohen dhe të zgjidhen çdo ditë e më shumë. Jupiteri është miqësor dhe jep mundësi shumë të mira për të bërë degëzime të sakta dhe të qarta. Jo iniciativa të reja.

    Peshorja
    Venusi te Demat u shkon shumë. Do të ndihen të bukur dhe në qendër të vëmendjes. Kanë nevojë për të harxhuar para për të marrë me të mira veten. Qershori ka në fokus karrierën. Tematika qëndrore janë çështjet dhe rivendosjet që i përkasin punës. Hëna e plotë sjell ditë shumë të mira për ata që presin shkresa.

    Akrepi
    Familje shumë miqësore Gaforrja për ta. Hyrje shumë e mirë si nga Jupiteri ashtu edhe nga Mërkuri. Edhe Urani po del – në 7 korrik del plotësisht. Përgatisni një agjendë të mirë për gjërat që jep ky Jupiter. E para, ide të reja dhe ndryshime thelbësore. Ose projektim ndryshe nga çfarë e kanë menduar – thelbësor. Diskutime të forta nesër dhe pasnesër në shërbim të ndryshimit thelbësor në mënyrën si funksionojnë.

    Shigjetari
    Hëna e plotë është te ata. Çfarë ka të bëjë me lëvizjen, zgjerimin, fëmijët, pasardhësit, prurjet e reja në familje dhe flirte. Është periudhë shumë e mirë për Shigjetarët që kanë planifikuar zgjerimin e familjes. Jupiteri i bën të shohin se maturia dhe respektimi i faktorëve të kohës vlejnë më tepër se shpërthimet e momentit. Do të jetë mjaft produktiv.

    Bricjapi
    Do të kenë një vendosje të vetvetes në nivele shumë më të larta me njerëzit që i rrethojnë. Do të ndihen më të vlerësuar dhe më të respektuar. Ose do të sjellë bashkëpunime më të mira. Kanë dalë nga luftat e tyre më të vështira – i kanë mbyllur vjet në pjesën më të madhe në mesin e verës, por edhe ata që ngelën për fund, i kanë mbyllur në mesin e nëntorit. Kështu që ky Jupiter dhe Mërkuri bashkë sjellin lëvizje të përshpejtuara që nga kjo javë. Me çështje që përkasin familjes, janë në një verë të bukur.

    Ujori
    Venusi nuk është shumë komod për ta. Pas datës 7 korrik do të jenë më të lehtësuar. Komunikimi në çift duhet të jetë i kujdesshëm. Mërkuri sjell në prioritet çështjet e familjes, por jo jetën në çift. Benefiti i Jupiterit është stabiliteti – një ritëm i shtruar dhe i sigurt.

    Peshqit
    Hyrje pozitive, favorizohen shumë. Do të ndihmohen nga Jupiteri, sidomos ata që janë në kërkim të dashurisë. Minimalisht, në ambientet ku do të ndodhen, do të ndihen të familjarizuar. Do të thjeshtësohet shumë komunikimi dhe rehatllëku i Peshkut në ambientet e reja dhe me njerëz të rinj. Momenti për të gjetur gjysmën tuaj më të mirë është tani.

    Horoskopi Meri Gjini
    Previous ArticleU tallen me publikun? Pas gjithe zhurmes ne rrjet Egli dhe Fifi bejne veprimin e papritur pas fshirjes se kenges…
    Next Article Astrologu Jorgo Pulla: Ja si paraqitet java për 12 shenjat e zodiakut, cilat shenja janë më të favorizuara per…
    ShowBizi

    Astrologu Jorgo Pulla: Ja si paraqitet java për 12 shenjat e zodiakut, cilat shenja janë më të favorizuara per…

    June 9, 2025

    “Qershori, muaji që ju ndryshon jetën”, astrologe Meri Gjini: Jupiteri në Gaforre sjell para dhe mbarësi për këto 3 shenja

    June 9, 2025

    U tallen me publikun? Pas gjithe zhurmes ne rrjet Egli dhe Fifi bejne veprimin e papritur pas fshirjes se kenges…

    June 9, 2025
    Të Fundit

    Gianni De Biasi rikthehet në Shqipëri, ja klubi i “Superiores” që pritet të drejtojë

    June 9, 2025

    Egli dhe Fifi tallin keq publikun, rikthehet çdo gjë si më parë — shpërthejnë komentet negative…

    June 9, 2025

    Skandal mes Eglit dhe Fifit? Zbulohet arsyeja e përplasjes që çoi në fshirjen e këngës!

    June 9, 2025
    Horoskopi

    Astrologu Jorgo Pulla: Ja si paraqitet java për 12 shenjat e zodiakut, cilat shenja janë më të favorizuara per…

    June 9, 2025

    “Qershori, muaji që ju ndryshon jetën”, astrologe Meri Gjini: Jupiteri në Gaforre sjell para dhe mbarësi për këto 3 shenja

    June 9, 2025

    “Fjalët mund të kthehen në thikë…”/ Horoskopi për këtë të hënë: Kujdes në dashuri, çiftet duhet të shmangin…

    June 9, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.