Close Menu
Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
    • Kryesore
    • TvShow
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit

    “Shpëtimi juaj do të jetë dashuria”, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Horoskopi

    0
    By admin on June 11, 2025 ShowBizi

    Dashi/Ju pret një e mërkurë mjaft pozitive. Përfitoni në mënyrë që të rikuperoni disa situata që ju kanë stresuar së tepërmi.

    Në sferën profesionale mund të ketë përmirësime të ndjeshme, ndërsa darka do të sjellë momente të këndshme.

    Demi

    Duhet të nisni të vini në zbatim projektet për të cilat keni folur shumë gjatë. Yjet favorizojnë ndryshimet. Në sferën personale do të ketë zhvillime të bukura. Mundohuni vetëm që të reduktoni lodhjen dhe stresin.

    Binjakët

    Ju pret një ditë e lodhshme dhe e ngarkuar me stres. Ndoshta do të gjendeni përballë zgjedhjeve disi të vështira, si për sa i takon punës, edhe për jetën personale. Nëse në dashuri do të ketë probleme, mundohuni që t’i shtyni diskutimet për në fundjavë, në mënyrë që t’i zgjidhni sa më qetësisht.

    Gaforrja

    Do të ndiheni pak të lodhur dhe të stresuar, ndoshta për shkak të problemeve me punën. Shpëtimi juaj do të jetë dashuria, një person që ju do dhe që ju bën të ndiheni rehat.

    Luani

    Mund të ndiheni disi të mbingarkuar, për shkak të ambientit që ju rrethon. Do të keni shumë gjëra të rëndësishme për të bërë, ndërsa sa i takon dashurisë, dy ditët në vijim do të jenë mjaft vendimtare për konsolidimin e lidhjes.

    Virgjëresha

    Yjet janë në anën tuaj dhe do të favorizojnë zhvendosjet dhe kontaktet. Përfitoni për të çuar përpara lidhje të dobishme edhe për profesionin tuaj. Në punë parashikohen të reja premtuese. Sa i takon dashurisë, zhvillimet do të jenë pozitive.

    Peshorja

    Gjatë këtyre ditëve, dashuria nuk është në kulmin e saj. Sigurisht nëse jeni të përfshirë në një raport historik, me njeriun e duhur, duhet të mundoheni që të rindizni pasionin, duke iu përkushtuar m shumë dashurisë. Në punë mund të keni sërish probleme dhe situata stresuese, të cilat nuk ju lejojnë që të ndiheni të kënaqur siç doni.

    Akrepi

    Kjo e mërkurë premton rikuperim të ndjeshëm, sidomos sa i takon ndjenjave. Mundohuni që të mos jeni pesimist dhe të mos dorëzoheni, sa i takon situatës profesionale.

    Shigjetari

    Mund të keni disa pasiguri në dashuri, por bëni kujdes që të mos gaboni, pasi mund ta paguani rëndë. Do të ndiheni disi nervoz, ndoshta për shkak të punës, e cila momentalisht nuk iu ofron shumë siguri ekonomike. Mundohuni të gjeni mënyrën e duhur për tu relaksuar dhe për të mbajtur larg problemet që nuk premtojnë zgjidhje.

    Bricjapi

    Duke filluar nga kjo e mërkurë nis për iu një periudhë mjaft e favorshme në dashuri, në sajë të pranisë së Hënës në shenjën tuaj. Do të keni mundësi që të rikuperoni një histori dashurie, ose të rigjeni pasionin me njeriun e zemrës. Gjithë ata që janë vetëm do të kenë mundësi të shumta për takime, veç nuk duhet të izolohen.

    Ujori

    Duhet të tregoheni të kujdesshëm lidhur me atë që do të bëni, pasi jo gjithmonë do të jeni të admiruar dhe mund të përballeni me probleme. Mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm lidhur me trupin tuaj, pasi mund të keni probleme shëndetësore.

    Peshqit

    Gjatë këtyre ditëve do të jeni të pakënaqur dhe kjo gjë do të shkaktojë diskutime të shumta. Me gjasë do të përballeni me probleme në punë dhe kjo gjë do ju nervozojë së tepërmi, veç bëni kujdes që të mos shfryheni kudo. Mundohuni që të përmbaheni, pasi brenda pak ditësh situata do të nisë të përmirësohet./vizionplus.tv

    Horoskopi
    Previous ArticleE TRISHTE! Shuhet Aktori i njohur shqiptar
    Next Article ‘Shpërthen’ rrjeti, Egli me këtë veprim konfirmon bashkimin me Gjestin?
    ShowBizi

    Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

    June 12, 2025

    Big Brother VIP Kosova 4 po vjen, flasin Alaudin Hamiti dhe Olsa Muhameti

    June 12, 2025

    Xhensila i vë “flakën” rrjetit, poston foto me…

    June 12, 2025
    Të Fundit

    Arbana Osmani e ashpër ndaj Top Channel pasi publikoi pamjet e Martin Canit: “Media që nuk duam!”

    June 12, 2025

    Tragjike / Nëna nga Kosova tenton të shpëtojë djalin në pishinë, mbyten të dy

    June 12, 2025

    Tragjedi në familjen shqiptare/ Nënë dhe bir gjenden të mb*tur në pishinën e shtëpisë — Dyshimet e para…

    June 12, 2025
    Horoskopi

    Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni

    June 12, 2025

    “Dikush është gjithmonë i gatshëm për t’iu kritikuar”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 12, 2025

    Tre shenjat e horoskopit që do të kenë fat në financat e tyre! Bollëk të ardhurash, investime në pasuri të paluajtshme dhe…

    June 11, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.