Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka qenë një nga figurat

më të komentuara gjatë këtij edicioni të ‘Ferma VIP’,
duke tërhequr vëmendje jo vetëm me paraqitjen e saj, por edhe me deklaratat që shpesh bëhen virale.
Mbrëmjen e kaluar, gjatë spektaklit, Luana bëri një deklaratë që ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka ndezur reagime nga ndjekësit.
“Unë nuk jam si flladi, unë jam si erërat e forta. Nëse unë të prek, t’i ngre qimet përpjetë”, u shpreh ajo me vetëbesim, duke lënë të kuptohet se e vlerëson veten dhe ndikimin që ka.