Close Menu
Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
    • Kryesore
    • TvShow
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit

    Njihuni me katër shenjat e horoskopit që janë si ‘mbretër’ dhe nuk kërkojnë kurrë falje

    0
    By admin on June 17, 2025 TvShow

    Disa njerëz kërkojnë falje lehtësisht edhe kur nuk

     

    janë fajtorë për mirësjellje, paqe në shtëpi apo thjesht sepse nuk e durojnë tensionin.

    Por pastaj janë edhe këta të tjerët. Ndoshta mund të falin, por ta pranojnë fajin? Vështirë. Pothuajse e pamundur.

    Ja katër shenja të horoskopit që e kanë thuajse të pamundur të thonë “më fal”, dhe arsyet pse kjo fjalë u duket kaq e vështirë.

    Luani

    Luani nuk bën gabime. Të paktën kështu mendon vetë. Në mbretërinë e tij, ai është ai që di, vendos dhe udhëheq dhe, siç dihet, mbretërit nuk kërkojnë falje.

    Nëse e përballni me një gabim, do t’ju shikojë me një shprehje që thotë: “Vërtet mendon se kjo ishte një gabim?” Edhe nëse e kupton (në heshtje) se ka gabuar, do të përpiqet t’ju zbusë me sharmë, komplimente apo një ftesë për kafe, por fjalën “më fal” me gjasë nuk do ta dëgjoni.

    Akrepi

    Akrepi nuk harron. Dhe nuk pranon humbje. Kur bën një gabim, në mendjen e tij fillon një operacion i tërë strategjik: si ta rregullojë situatën pa pasur nevojë të kërkojë falje.

    Mund të bëjë gjithçka për ju, madje t’ju shpëtojë nga një apokalips, por jo të thotë “më fal”? Vetëm nëse ndodh ndonjë dukuri e rrallë qiellore. Akrepi e ndien thellë kur gabon, por t’i tregojë dikujt këtë dobësi i duket tepër e vështirë. Për të, një ndjesë është si të heqë të gjithë mbrojtjen dhe këtë nuk e bën lehtë, transmeton Telegrafi.

    Ujori

    Për Ujorin, kërkimi i faljes shpesh duket i pakuptimtë. Pse të kërkojë falje kur gjithçka është relative dhe e vërteta ka shumë shtresa? Kur bën një gabim, Ujori priret të tërhiqet dhe të ofrojë një shpjegim teorik për sjelljen e vet. Në vend të “më fal”, mund të dëgjoni: “E di, kur mendon më thellë, sjellja jonë është produkt i konstrukteve shoqërore…”

    Nëse prisni një falje të drejtpërdrejtë, do të zhgënjeheni. Por nëse adhuroni diskutime filozofike me tri kapituj, jeni në vendin e duhur.

    Demi

    Demi rrallë e pranon fajin, sepse është i bindur se vepron drejt. Edhe kur bën diçka gabim, mendon se rrethanat nuk i kanë lënë zgjidhje tjetër. Nuk është se nuk dëshiron të kërkojë falje, thjesht nuk e sheh të nevojshme.

    Falja e tij mund të vijë në formën e një darke të shijshme, një rafti të riparuar apo faktit që ju lejon të zgjidhni filmin për mbrëmje. Nëse prisni ndjesë me fjalë, ndoshta më mirë të kënaqeni me gjestet e tij të heshtura, por domethënëse, për pajtim.

    Previous ArticlePak muaj pas ndarjes Bes Kallaku bënë veprimin e papritur ndaj Xhensilës
    ShowBizi

    Pak muaj pas ndarjes Bes Kallaku bënë veprimin e papritur ndaj Xhensilës

    June 17, 2025

    G Bani bën publike për herë të parë lidhjen e re: Jam dashuru prej asaj nate…

    June 17, 2025

    Rezart Veleshnja tha qe Stresi nuk i ka marre akoma parete BBVK, flet babai i kengetarit dhe tregon te verteten

    June 17, 2025
    Të Fundit

    Njihuni me katër shenjat e horoskopit që janë si ‘mbretër’ dhe nuk kërkojnë kurrë falje

    June 17, 2025

    Egli Tako merr vendimin e rëndësishëm për karrierën e saj muzikore!

    June 17, 2025

    Foto/ G Bani bën publike për herë të parë lidhjen e re: Jam dashuru prej asaj nate…

    June 17, 2025
    Horoskopi

    “Është koha të merrni situatën në dorë dhe t’i zgjidhni vetë problemet tuaja”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 17, 2025

    4 shenja në vështirësi! Paralajmërimet e Meri Shehut: Lajm bombastik për Binjakët, shpenzime për Luanin…

    June 16, 2025

    Zbuloni shenjat e zodiakut që do të kapërcejnë çdo vështirësi para fundjavës

    June 16, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.