Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, pak ditë më parë njoftoi se ka blerë një shtëpi në Tiranë.

Bëhet fjalë për një apartament në një nga rezidencat më të shtrenjta pranë Liqenit Artificial të Tiranës.
Modelja, e cila është rritur dhe ka jetuar në Londër, ndau edhe një video nga ambientet e shtëpisë së re në Shqipëri.
E për këtë pati reagime të shumta nga ndjekësit, ku thonë se çmimi arrin deri në 700 mijë euro.
“Ka i merrni këto lekë, 700 mijë, përfundimisht nuk ka shtet në Shqipëri”, ka shkruar një ndjekës.
E një tjetër tha: “Meqë ke punuar që 16 vjeçe bëji llogaritë si mund t’i kesh fituar vallë 700 mijë euro?”.
Disa të tjerë shtuan se me kaq shumë investim do të blinte një shtëpi në Amerikë.
Sidoqoftë, Murati në BBVA mori vëmendje të madhe me paraqitjet dhe veshjet ekstravagante. /Telegrafi/
View this post on Instagram