Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”,

ishte sot i ftuar në studion e “Ferma Club”, ku foli për eksperiencën në reality show dhe raportet me ish-konkurrentët.
Por ajo që bëri më shumë zhurmë në studio ishte një deklaratë e papritur për jetën e tij personale.
Gjatë bisedës me moderatoren Ditea, Erandi la të kuptohej se ndjenjat për Elinarën – një nga banoret më të spikatura të fermës – janë të vërteta.
I pyetur drejtpërdrejt nëse është i dashuruar, aktori shmangu një “po” të qartë, por nuk e mohoi, duke e shoqëruar më pas momentin me një puthje të lehtë në faqe për Elinarën që ndodhej pranë tij.
Çifti ishte komentuar gjatë edhe brenda spektaklit për afrimitetin që kishin, por asnjëherë nuk u deklaruan hapur.
Tani që formati ka përfunduar, Erandi u shpreh se për të, një lidhje e vërtetë nuk ka nevojë të bëhet publike.
“Dashuria duhet të shijohet vetëm. Ku ka dashuri, nuk duhet të bëhet një pazar sepse ajo që e ha e para është dashuria” tha ai, duke lënë të kuptohet se romanca me Elinarën mund të ekzistojë, por do të mbetet larg syrit të publikut.