SOECZ

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Librazhd, mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga…

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd, pranë zonës së Labinot-Fushës rreth orës 21:55.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Njëri prej të lënduarve ka mbetur i plagosur rëndë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa personi tjetër ka pësuar dëmtime të lehta dhe të dy ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin rrugor.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

×