Close Menu
Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
    • Kryesore
    • TvShow
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit

    Uthulla e mollës, shëruese nëse përdoret çdo ditë/ Ylli Merja tregon perfitimet e medha dhe cfare sheron:Ky produkt natyral meriton një vend të veçantë në…

    0
    By admin on February 15, 2025 Këshilla Shëndeti

    Ky shkrim duhet të lexohet nga të gjithë fermerët, pasi ka shumë këshilla dhe receta të vlefshme që janë eksperimentuar në serën tonë.

    Të gjithë ata persona që janë obezë, kanë probleme me mëlçinë e kapsllikun duhet të informohen mbi mënyrën e trajtimit të problemeve të tyre.

    Duke marrë shkas nga një histori tejet interesante, para shumë vitesh, fillova të eksperimentoj mrekullitë e mollës së egër. Dikur një mbret do të festonte ditëlindjen e djalit të tij, që po mbushte një vjeç dhe vendosi të ftonte të gjithë banorët e qytetit.

    Dhuratat për djalin ishin nga më të paimagjinueshmet që mbreti po i admironte, por midis tyre, një qytetar kishte zgjedhur t’i çonte për dhuratë një shishe me uthull molle 5-vjeçare.

     

    Këtë dhuratë, shërbëtori e çoi para mbretit dhe i tha: “Kjo uthull molle është dhuratë për djalin nga një qytetar”.

    Mbreti e pa dhe e sistemoi diku. Pas 3 muajsh, princi sëmuret dhe temperatura qëndronte e lartë, ndërkohë që mjekët e trajtonin me shumë përgjegjësi, nuk po shikonin ndonjë rezultat.

    Djalit po i krijohej myk në organizëm nga përdorimi i antibiotikëve e në ato çaste njërit prej mjekëve i shkon mendja tek përdorimi i uthullës për uljen e temperaturës dhe mbreti iu dha urdhër të gjenin shishen që e solli prodhuesi i uthullës së qytetit.

    Djalit i vendosën kompresa me uthull në ballë dhe në fund të barkut, i dhanë të pinte dy lugë kafeje me uthull dhe një lugë gjelle me ujë. Çuditërisht brenda 5 minutash, djali djersin dhe temperatura bie, e mbreti filloi të thoshte: “Kjo ishte dhurata më e shtrenjtë e ditëlindjes së djalit tim”.

    Çfarë përmban në vetvete ky frut i vogël magjik, dhuratë e natyrës?

    Midis përbërësve të shumtë, ai përmban acid malik në përqindje të lartë, acid tartrik, acid tartarik dhe peptina.

    Nëse mund të mendoni se ky frut nuk duhet të përdoret pasi sjell dëmtime në stomak, jeni të gabuar pasi peptina që ndodhet në përbërjen e këtij fruti, është një qetësues i mrekullueshëm i stomakut. Ju duhet të lexoni me kujdes recetat se kur duhet të përdoret kjo uthull molle.

    Kjo e fundit ul tensionin e lartë të gjakut, ndihmon në rastin e sëmundjeve të fytit, e është një rregullator shumë i mirë i tretjes së çrregulluar, metabolizmit dhe qarkullimit të dobët të gjakut.

    Uthulla e mollës gjithashtu bën të mundur ruajtjen e një peshe standarde, lufton mykun në organizëm, kondilomat, parazitët në kokë, balancon sistemin e brendshëm të gjëndrave endokrine si dhe ndihmon në stimulin e qarkullimit kardiovaskular dhe pastrues i gjakut nga pllakëzat dhjamore. Gjithashtu, shërben si luftues i sëmundjeve mykotike te bimët si dhe fluturën e bardhë e tenjën e rrushit.

    Përdorimi

    Ky produkt natyral meriton një vend të veçantë në tempullin e shëndetit të njeriut. Për të luftuar lodhjen kronike, përzieni 3 lugë të vogla me uthull molle dhe një filxhan mjaltë, e masën vendoseni në një kavanoz dhe çdo mbrëmje para fjetjes konsumoni një lugë çaj nga kjo përzierje. Do të vini re që ditën tjetër, ju jeni më të “freskët” për punë. Për të pasur rezultate kundër dhimbjeve të kyçeve të shkaktuara nga atriti reumatoid ose kalcifikime, bëni mirë të mbështillni vendet që iu dhembin me uthull molle dhe pak mjaltë dhe mbi të vendosni një garzë për të mos u fshirë uthulla nga rrobat.

    Përveç kësaj, është mirë që të pihen 1-2 lugë çaj nga uthulla e mollës së përgatitur. Për rënie të peshës trupore, provoni të pini çdo mëngjes esëll, 1 gotë ujë ku keni hedhur 1-2 lugë gjelle me uthull molle dhe fare pak piper të zi. Brenda pak ditësh do ta ndjeni trupin më të lehtësuar. Ndërsa për të luftuar zgjerimin e venave (vena merimangë) çdo mëngjes dhe mbrëmje masazhoni lëkurën mbi venat e zgjeruara me një filxhan ujë dhe një lugë gjelle uthull molle.

    Ndërsa gjatë ditës, mund të hidhni në ushqim 1-2 lugë gjelle uthull molle të pastër. Kjo e fundit mund të detoksifikojë shtëpinë tuaj, e nëse merrni uthull nga mollët e egra dhe ta përdorni si për pastrimin e sipërfaqeve të tavolinave, tualetit apo lavamanit; ju do të vini re se ato marrin një shkëlqim krejtësisht të veçantë. Uthulla e mollës së egër luan një rol të rëndësishëm për flokë plot shkëlqim, e mund të përdoret si një shpëlarës i flokëve pas shampos, pasi ndikon në rritjen e volumit të flokëve e pastron zbokthin. Për këtë në një litër e gjysmë ujë, hidhni një lugë e gjysmë gjelle me uthull molle, pasi do të rregullojë edhe pehashin e lëkurës suaj, ku me ndihmën e një pambuku lëngu përhapet në lëkurë. Por kjo mund të vendoset edhe mbi aknet, lythat, ose kondiloma. Lëkura në këto raste duket sikur irritohet por lythat bien, ndërsa kur përdoret për kondilomat, garzat me uthull molle të përqendruar, vendosen të shoqëruara me pak hudhër të shtypur.

    Kjo uthull ndikon edhe në zbardhjen e dhëmbëve dhe lehtësimin e djegieve nga dielli, madje edhe si një solucion pas rrojes ose pas depilimit. Uthulla e mollës së egër jep një kontribut të çmuar për sistemin limfatik, pasi ndihmon dhe pastron nyjat limfatike, pasi edhe vetë studimet shkencore sugjerojnë që kjo tretësirë të përdoret në luftimin e alergjive, për shkak se është antimykotike dhe nxit hapjen e sinuseve

    Uthulla e Molles Ylli Merja
    Previous ArticleJa pse duhet ta përdorni qumështin e gomaricës/ Ylli Merja tregon vlerat e tij: Ky lloj qumështi është një rregullator shumë i mirë fi…
    Next Article Vuani nga Tiroidet? Ylli Merja tregon si te rregulloni funksionin me bime mjekesore: Në varësi nga stadi i sëmundjes, përdorim bimë efi…
    ShowBizi

    Nga moderatorja sportive te këngëtari i njohur, emrat që përfliten për edicionin e Big Brother Vip 5

    June 18, 2025

    A vazhdojnë të kenë raporte? Motra e Bes Kallakut flet si rrallë herë për marrëdhënien me Xhensilen

    June 18, 2025

    Cilës shenjë do i o ofrohet një post i ri në punë? Horoskopi për sot: Do iu sulmojnë në…

    June 18, 2025
    Të Fundit

    Nuk i ndahet djemve te VERIUT!!! Loredana shfaqet ne krahet e ish-banorit e BBVA4: E DUA TROPO…

    June 18, 2025

    Pas divorcit nga Besi, Ana Kallaku rrëfehet për marrëdhënien me ish-kunatën e saj, Xhensila Myrtezaj! Moderatorja: Nuk kam..

    June 18, 2025

    Nga moderatorja sportive te gazetari me batuta therëse, emrat që ‘tregon’ TOP CHANNEL për edicionin e pestë të ‘BBV’

    June 18, 2025
    Horoskopi

    Cilës shenjë do i o ofrohet një post i ri në punë? Horoskopi për sot: Do iu sulmojnë në…

    June 18, 2025

    “Shmangni tensionet dhe kompromiset”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 18, 2025

    “Është koha të merrni situatën në dorë dhe t’i zgjidhni vetë problemet tuaja”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 17, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.