Close Menu
Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
    • Kryesore
    • TvShow
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit

    Ylli Merja: Si të kuroni tensionin e lartë të gjakut me uthullën e mollës: Uthulla e mollës gjithashtu bën të mundur ruajtjen e…

    0
    By admin on February 23, 2025 Këshilla Shëndeti

    Të gjithë ata persona që janë obezë kanë probleme me mëlçinë e kapsllëkun duhet të informohen mbi mënyrën e trajtimit të problemeve të tyre.

    Uthulla e mollës është një prej preparateve që ndihmon në kurimin e një sërë problemesh në organizmin e njeriut.

    Midis përbërësve të shumtë, kjo uthull përmban acid malik në përqindje të lartë, acid tartrik, acid tartarik dhe peptina.

    Nëse mund të mendoni se ky frut nuk duhet të përdoret pasi sjell dëmtime në stomak, gaboheni, pasi peptina që ndodhet në përbërjen e këtij fruti është një qetësues i mrekullueshëm i stomakut.

    Ju duhet të lexoni me kujdes recetat se kur duhet të përdoret uthulla e mollës.

    Dobitë në organizëm

    Uthulla e mollës ul tensionin e lartë të gjakut, ndihmon në rastin e sëmundjeve të fytit dhe është një rregullator shumë i mirë i tretjes së çrregulluar, metabolizmit dhe qarkullimit të dobët të gjakut.

    Uthulla e mollës gjithashtu bën të mundur ruajtjen e një peshe standarde, lufton mykun në organizëm, kondilomat, parazitët në kokë, balancon sistemin e brendshëm të gjëndrave endokrine si dhe ndihmon në stimulin e qarkullimit kardiovaskular dhe pastrues i gjakut nga pllakëzat dhjamore.

    Gjithashtu, shërben si luftues i sëmundjeve mykotike te bimët si dhe fluturën e bardhë e tenjën e rrushit. Ky produkt natyral meriton një vend të veçantë në tempullin e shëndetit të njeriut.

    Për të luftuar lodhjen kronike, përzieni 3 lugë të vogla me uthull molle dhe një filxhan mjaltë, e masën vendoseni në një kavanoz dhe çdo mbrëmje para fjetjes konsumoni një lugë çaji nga kjo përzierje.

    Do të vini re që ditën tjetër do të jeni më të “freskët” për punë. Për të pasur rezultate kundër dhimbjeve të kyçeve të shkaktuara nga artriti reumatoid, ose kalcifikime bëni mirë të mbështillni vendet që iu dhembin me uthull molle dhe pak mjaltë dhe mbi të vendosni një garzë për të mos u fshirë uthulla nga rrobat. Përveç kësaj, është mirë që të pihen 1-2 lugë çaj nga uthulla e mollës së përgatitur.

    Për rënie të peshës trupore, provoni të pini çdo mëngjes esëll, 1 gotë ujë ku keni hedhur 1-2 lugë gjelle me uthull molle dhe fare pak piper të zi. Brenda pak ditësh do ta ndjeni trupin më të lehtësuar. Ndërsa për të luftuar zgjerimin e venave (vena merimangë) çdo mëngjes dhe mbrëmje masazhoni lëkurën mbi venat e zgjeruara me një filxhan ujë dhe një lugë gjelle uthull molle.

    Ndërsa gjatë ditës mund të hidhni në ushqim 1-2 lugë gjelle uthull molle të pastër. Kjo e fundit mund të detoksifikojë shtëpinë tuaj, e nëse merrni uthull nga mollët e egra dhe ta përdorni si për pastrimin e sipërfaqeve të tavolinave, tualetit apo lavamanit, ju do të vini re se ato marrin një shkëlqim krejtësisht të veçantë.

    Uthulla e mollës së egër luan një rol të rëndësishëm për flokë plot shkëlqim e mund të përdoret si një shpëlarës i flokëve pas shampos, pasi ndikon në rritjen e volumit të tyre dhe pastron zbokthin. Për këtë, në një litër e gjysmë ujë, hidhni një lugë e gjysmë gjelle me uthull molle, pasi do të rregullojë edhe pehashin e lëkurës suaj, ku me ndihmën e një pambuku lëngu përhapet në lëkurë. Por kjo mund të vendoset edhe mbi aknet, lythat, ose kondiloma.

    Lëkura në këto raste duket sikur irritohet, por lythat bien, ndërsa kur përdoret për kondilomat, garzat me uthull molle të përqendruar vendosen të shoqëruara me pak hudhër të shtypur. Kjo uthull ndikon edhe në zbardhjen e dhëmbëve dhe lehtësimin e djegieve nga dielli, madje edhe si një solucion pas rroje ose pas depilimit. Uthulla e mollës së egër jep një kontribut të çmuar për sistemin limfatik, pasi ndihmon dhe pastron nyjat limfatike, pasi edhe vetë studimet shkencore sugjerojnë që kjo tretësirë të përdoret në luftimin e alergjive, për shkak se është antimykotike dhe nxit hapjen e sinuseve.

    Tensioni i Larte Ylli Merja
    Previous ArticleYlli Merja: Si të keni një zemër të shëndetshme në stinën e verës: Të gjithë duhet të kujdesemi për zemrën gjatë…
    Next Article Gjesti nuk përmbahet më, bën deklaratën e rëndë për Eglin
    ShowBizi

    Nga moderatorja sportive te këngëtari i njohur, emrat që përfliten për edicionin e Big Brother Vip 5

    June 18, 2025

    A vazhdojnë të kenë raporte? Motra e Bes Kallakut flet si rrallë herë për marrëdhënien me Xhensilen

    June 18, 2025

    Cilës shenjë do i o ofrohet një post i ri në punë? Horoskopi për sot: Do iu sulmojnë në…

    June 18, 2025
    Të Fundit

    Nuk i ndahet djemve te VERIUT!!! Loredana shfaqet ne krahet e ish-banorit e BBVA4: E DUA TROPO…

    June 18, 2025

    Pas divorcit nga Besi, Ana Kallaku rrëfehet për marrëdhënien me ish-kunatën e saj, Xhensila Myrtezaj! Moderatorja: Nuk kam..

    June 18, 2025

    Nga moderatorja sportive te gazetari me batuta therëse, emrat që ‘tregon’ TOP CHANNEL për edicionin e pestë të ‘BBV’

    June 18, 2025
    Horoskopi

    Cilës shenjë do i o ofrohet një post i ri në punë? Horoskopi për sot: Do iu sulmojnë në…

    June 18, 2025

    “Shmangni tensionet dhe kompromiset”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 18, 2025

    “Është koha të merrni situatën në dorë dhe t’i zgjidhni vetë problemet tuaja”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 17, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.