Close Menu
Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit
    • Kryesore
    • TvShow
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FunditLajme Big Brother Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit

    Beqaret do kenë dashuri me shikim të parë, ja prashikimi i horoskopit për sot

    0
    By admin on April 27, 2025 ShowBizi

    Dashi/Marrëdhënia juaj në çift do evoluojë si duhet gjatë kësaj dite.

    Venusi do jetë planeti që do ju mbështesë gjithë kohës dhe do iu bëjë të ecni në rrugën e drejtë.

    Beqarët ka shumë mundësi të takojnë dikë që do iu pëlqejë jashtë mase që në momentin e parë që do e shohin.

    Në planin financiar do ju duhet të bëni shume kursime për t’ia dalë mbanë.

    Demi

    Do jeni shumë provokues sot me partnerin tuaj dhe kjo mund të sjellë debate në ndonjë moment. Kujdes sepse jo gjithmonë partneri do jetë në humor për t’iu duruar. Beqarët do ndihen më së miri ashtu si janë dhe nuk do e ndiejnë aspak nevojën e një personi të dytë. Në planin financiar planetët do ndikojnë negativisht dhe mund të sjellin probleme.

    Binjakët

    Ata që janë tashme ne një lidhje do bëjnë çmos sot ta përforcojnë edhe me tepër atë dhe do fillojnë ta mendojnë me seriozisht të ardhmen së bashku. Beqarët nga ana tjetër duhet t’i njohin mirë personat që do takojnë para se të hedhin çdo hap më tej. Asnjëherë nuk duhet pasur besim te verbër. Në planin financiar kujdes mos tregoheni të pamatur sepse do keni vështirësi.

    Gaforrja

    Pritet një furtunë e madhe sot në jetën tuaj në çift. Do keni shumë debate dhe mosmarrëveshje dhe nuk do dini nga t’ia mbani. Më mirë largohuni për pak kohë nga njëri-tjetri sa të qetësohet situata. As beqarët nuk do kenë një ditë të mirë. Qëndroni ende ashtu si jeni. Financat fatmirësisht nuk do jenë të këqija, por nuk duhen kryer shpenzime marramendëse.

    Luani

    Kujdes me mënyrën si do silleni sot me partnerin sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Tregohuni të arsyeshëm dhe mos e fajësoni gjithmonë atë që keni në krah. Beqarët do dini ku dhe si ta kërkojnë princin e tyre të kaltër. Ka gjasa ta gjejnë sot. Financat duhen menaxhuar me shumë kujdes dhe maturi derisa të arrihet qëndrueshmëria.

    Virgjëresha

    Gjatë kësaj dite do e keni më të lehtë t’i shprehni ndjenjat në çift dhe atmosfera do bëhet më e ngrohtë. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje të shumë do jenë disi më të qetë. Beqarët nuk do pëlqejnë të fillojnë lidhje serioze edhe pse mundësitë do jenë të shkëlqyera. Financat do jenë goxha të paqëndrueshme. Kujdes me çdo shpenzim që të kryeni.

    Peshorja

     

    Ka shumë gjasa që sot të mendoni për një ndarje ju që jeni në çift. Ka kohë që partneri po iu qëndron larg dhe nuk po merrni ngrohtësinë e kërkuar. Para se te vendosni gjithçka flisni edhe njëherë me të. Beqaret do kenë dashuri me shikim të parë dhe do e ndryshojnë njëherë e mirë jetën. Financat do fillojnë te përmirësohen ndjeshëm. Do ndiheni mirë për këtë fakt.

    Akrepi

    Nuk do kuptoheni aspak mire me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe priten debate të forta me të. Mos kërkoni as të dalë e juaja dhe as të hidhni poshtë çdo mendim të tij, por gjeni rrugën e mesme. Beqarët duhet të bëjnë durim sepse shumë shpejt do vijë dhe dita e tyre. Për financat do jetë koha për të riorganizuar të ardhurat. Mundohuni të hiqni edhe ndonjë para mënjanë.

    Shigjetari

    Do mbylleni në vetvete sot dhe nuk do ja tregoni as partnerin tuaj brengat dhe vuajtjet shpirtërore. Megjithatë ai që keni në krah do bëjë çmos që t’ua ndryshojë gjendjen. Për beqarët do ndodhë ajo të cilën e kanë pritur gjatë. Gjithçka do marrë një tjetër drejtim. Financat më pak kujdes mund të kenë përmirësime. I keni të gjitha aftësitë e duhura.

    Bricjapi

    Lidhja në çift do fillojë të forcohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Nuk do keni më konflikte të ashpra dhe për çdo hatërmbetje do flisni menjëherë. Beqarët ka mundësi të nisin një histori dashurie me personin që kanë njohur para disa muajsh. Në planin financiar nuk është ende koha për operacione të rrezikshme. Dëgjojini me kujdes këshillat që do iu japin miqtë.

    Ujori

    Rutina e jetës suaj në çift do ju duket edhe më e rëndë gjatë kësaj dite. Flisni hapur me partnerin dhe mundohuni të gjeni zgjidhjen më të mirë për të dy. Beqarët nuk do jenë shumë në humor për të filluar një lidhje kështu që sërish do mbeten ashtu si ishin. Në planin financiar fali do iu buzëqeshë. Do keni mundësi edhe të kryeni shpenzimet e duhura edhe të hiqni para mënjanë.

    Peshqit

    Do e ngrini në piedestal partnerin tuaj gjatë kësaj dite, pa e ditur se ai në fakt ka kohë që ia ka hedhur sytë dikujt tjetër. Tregohuni me dinakë dhe gjeni mënyrën për ta kontrolluar. Beqarët do ndihen mirë aq të lirë sa janë. Miqtë nuk do iu lënë kohë që ata të mërziten. Saturni do ju nxitë të tregoheni më të organizuar me financat. Do dilni nga situata problematiku ku ishit futur.

    Horoskopi
    Previous ArticleG-Bani e thotë troç në studio: “Finalista të produksionit” — Nuk do ta besoni reagimin e Ledionit…
    Next Article Gjesti zbulon nëse ka takuar Djellzën pas finales së ‘BBVA’
    ShowBizi

    Luana Vjollca i bën një surprizë Lori Hoxhës

    June 19, 2025

    Armina Mevlani qenka shtatzënë? Dalin fotot qe e nxjerrin zbuluar

    June 19, 2025

    “Është dita e duhur për…”/ Horoskopi për Sot: Ka gjasa të përballeni me…

    June 19, 2025
    Të Fundit

    Luks i madh/ Ish-banorja e “BBVA” blen apartament 700 mijë euro (FOTO)

    June 19, 2025

    Sulm me thikë në Shqiperi/ 17 vjecari plagosi 49-vjeçarin, POLICIA del me lajmerimin…

    June 19, 2025

    Sherr mes dy vajzave në kryeqytet, kapen prej flokësh! Policia zbardh detajet…

    June 19, 2025
    Horoskopi

    “Është dita e duhur për…”/ Horoskopi për Sot: Ka gjasa të përballeni me…

    June 19, 2025

    Cilës shenjë do i o ofrohet një post i ri në punë? Horoskopi për sot: Do iu sulmojnë në…

    June 18, 2025

    “Shmangni tensionet dhe kompromiset”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 18, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.