Dashi
Kjo ditë vjen me ndikimin e fuqishëm të Marsit, që ju jep guxim por edhe një rrezik për ta ekzagjeruar në ton dhe veprime.
Kini kujdes në punë: një koment i nxituar mund të prishë një bashkëpunim të mirë. Në dashuri, çiftet duhet të rifitojnë dialogun e humbur, ndërsa për beqarët shfaqet një mundësi romantike në mbrëmje.
Shëndeti është i qëndrueshëm, por stresi mund t’ju rëndojë.
Një ecje në natyrë do t’ju bëjë mirë. Është koha për të ëndërruar me zemër, por për të vepruar me kujdes. Ajo që sot mbillni, nesër do të japë fryt.
Demi
Të ëmbël dhe të vendosur si gjithmonë, këtë të hënë duhet të riktheheni te vlerat tuaja më themelore. Venusi ju mbron, por kërkon më shumë vëmendje dhe dëgjim –
veçanërisht në punë, ku kokëfortësia mund t’iu fusë në mosmarrëveshje me kolegët. Në dashuri ka stabilitet, por mund të ndjeni një mall për dikë nga e kaluara. Mos u trembni nga kjo ndjesi – është momenti për të vendosur rregull në ndjenjat tuaja.
Kujdes me financat: mos shpenzoni pa menduar. Shëndeti është i mirë, por pushimi është i domosdoshëm.
Një gjest i thjeshtë, nga ju ose për ju, do t’ju japë një përgjigje të madhe.
Binjakët
Të dashur Binjakë, jeni në lëvizje të vazhdueshme, por universi ju kërkon pak më shumë ngadalësim.
Mendja juaj punon shpejt, por për ta kthyer në rezultate, ju nevojitet organizim. Në punë, keni ide të bukura, por pa një plan të qartë nuk do të përparoni.
Në dashuri, çiftet do të ndiejnë lehtësim dhe harmoni, ndërsa beqarët mund të kenë një takim të veçantë në orët e pasdites.
Kujdes me gjumin – një çaj i ngrohtë dhe një banjë relaksuese mund të jenë shpëtim. Zgjidhni me kujdes me kë ndani mendimet tuaja më të thella: jo kushdo meriton të dëgjojë sekretet tuaja.
Gaforrja
Të ndjeshëm dhe të përmalluar, këtë të hënë do të ndjeni gjithçka më fort. Familja ka nevojë për fjalë të ngrohta, ndërsa partneri/partnerja për vëmendje dhe përkujdesje të vogla që thonë shumë. Në punë, mund të dalin zhvillime pozitive – qëndroni gati për të kapur një rast të papritur. Hëna në shenjën tuaj ju bën veçanërisht të frymëzuar, sidomos nëse punoni në fusha krijuese apo komunikimi. Kujdes me ndryshimet e temperaturës. Heshtja do t’ju ushqejë më shumë se fjalët. Dëgjoni zërin e brendshëm – ai do t’ju çojë larg.
Luani
Të fuqishëm dhe krenarë, ju nisni të keni një dritë që ju ndjek kudo. Qielli ju mbështet në rolin tuaj si lider, dhe në punë mund të merrni një detyrë të rëndësishme – pranoni atë me dinjitet. Në dashuri, mos e përdorni forcën tuaj për të dominuar, por për të mbrojtur dhe kuptuar. Beqarët do të shkëlqejnë, por duhet të dallojnë mes tërheqjes dhe ndjenjës së vërtetë. Shëndeti përmirësohet, por shmangni teprimet me ushqimin. Keni një energji të re – përdoreni për të ndërtuar, jo për të imponuar. Kujtoni: udhëheqësi më i mirë është ai që udhëheq me zemër.
Virgjëresha
Të përqendruar dhe të saktë si gjithmonë, këtë të hënë do të shkëlqeni në gjithçka praktike. Saturni ju ndihmon të organizoni detaje dhe të zgjidhni çështje që kanë mbetur pezull. Në dashuri, rutina ka nevojë për pak kaos të bukur: bëni diçka ndryshe. Nëse jeni vetëm, mos kërkoni kontroll – lejojeni vetes pak spontanitet. Në punë, mund të merrni lajme të mira nga kontakte të reja. Kujdes me stomakun – hani rregullisht dhe shmangni ankthet. Ndonjëherë, nga pak çrregullim në zemër lind rregulli më i vërtetë.
Peshorja
Të hijshme dhe të ndjeshme, këtë të hënë jeni thirrur të sillni qetësi, por edhe të merrni një vendim. Në dashuri, mund të gjendeni përballë një udhëkryqi: zgjidhni duke dëgjuar zemrën, jo vetëm arsyen. Çiftet kanë nevojë për sinqeritet të thellë, ndërsa beqarët ndihen tërhequr nga persona magjepsës, por të paqëndrueshëm. Në punë, një situatë e vogël e paparashikuar do të kapërcehet me durim dhe diplomaci. Gjendja fizike është e qëndrueshme, por trupi ka nevojë për lëvizje. Një shëtitje e lehtë jashtë do t’ju ndihmojë të rifitoni qendrën tuaj. Gjeni bukurinë edhe aty ku nuk duket në shikim të parë.
Akrepi
Të thellë dhe të mprehtë si gjithmonë, këtë të hënë yjet ju japin forcë ndjeshmërie dhe pasioni, por edhe disa sfida për t’u përballuar. Në dashuri jeni magnetikë, por kini kujdes të mos lëndoni personin që keni përballë. Në punë, një ballafaqim mund të hapë një të vërtetë të rëndësishme – mos kini frikë ta përballoni. Financat kërkojnë maturi: shmangni shpenzimet e nxituara. Shëndeti është i mirë, por tensioni muskulor mund të jetë i pranishëm – pushoni dhe çlirohuni. Qielli kërkon ndershmëri emocionale. E vërteta ju çliron – dhe kjo ditë është koha e duhur për ta thënë apo për ta pranuar.
Shigjetari
Energjikë dhe të gatshëm për sfida, këtë të hënë do ndjeni thirrjen për të nisur diçka të re. Planeti Jupiter ju mbështet dhe ju shtyn të besoni më shumë në veten tuaj. Në punë, një projekt që ishte lënë pezull mund të marrë jetë, por kërkohet përkushtim dhe vazhdimësi. Në dashuri, çiftet rigjejnë ndjeshmërinë e dikurshme, ndërsa beqarët do jenë më të hapur ndaj të papriturave – një takim interesant mund të ndodhë në një vend të pazakontë. Shëndeti është i mirë, por kujdes me sistemin tretës – zgjidhni ushqime të lehta. Një telefonatë mund t’ju ndryshojë ditën. Mos e shtyni një gjest të mirë – ai do t’ju kthehet shumëfish.
Bricjapi
Të matur dhe të qëndrueshëm, kjo e hënë ju thërret drejt një riorganizimi të brendshëm. Qielli kërkon prej jush qartësi, si në ndjenja ashtu edhe në marrëdhëniet profesionale. Në dashuri, çiftet kanë nevojë për më shumë kohë së bashku – pa presion, vetëm praninë. Beqarët duhet të lejojnë veten të njihen më thellë, të mos mbyllen pas fasadës. Në punë, respekti është i garantuar, por mund të ndiheni të izoluar – hapuni më shumë ndaj bashkëpunimit. Gjendja fizike është e mirë, por humori kërkon kujdes. Një bisedë e qetë me një mik të vjetër ose një libër i mirë do t’ju ndihmojnë të gjeni veten. Forca nuk qëndron vetëm në muret që ngremë, por në rrënjët që ndërtojmë.
Ujori
Kreativë dhe të pavarur, kjo ditë është një ftesë për të hapur horizontet e brendshme. Qielli ju nxit të mendoni ndryshe dhe të hidhni një farë të re për të ardhmen. Në dashuri, çiftet mund të rigjejnë një lidhje të lehtë e lozonjare, ndërsa beqarët kanë mundësi për takime të zgjuara dhe spontane. Në punë, një ide që keni mbajtur për vete mund të tërheqë më në fund vëmendjen e dikujt me ndikim. Shëndeti është në ekuilibër, por mos e lodhni veten më shumë seç duhet. Kjo është dita për të filluar një cikël të ri, që do të lulëzojë muajin që vjen. Dëgjojeni universin me sy të kthjellët dhe zemër kureshtare – do t’ju përgjigjet.
Peshqit
Të butë dhe të ndjeshëm, kjo ditë do t’ju prekë thellë në shpirt. Hëna ju prek në mënyrë të veçantë dhe ju bën më të hapur ndaj ndjenjave të thella. Në dashuri, çiftet përjetojnë çaste të ngrohta dhe kuptimplota, ndërsa beqarët mund të kenë një ndriçim të papritur mbi dikë që e kanë njohur prej kohësh. Në punë, jeni të frymëzuar: sidomos ata që punojnë me artin, mësimdhënien ose komunikimin do jenë në formë të shkëlqyer. Shëndeti është i mirë, por kini kujdes me gjumin. Një mbrëmje e qetë do t’ju ndihmojë të gjeni balancën. Ndiqeni zemrën, por mbani edhe busullën e arsyes me vete – vetëm kështu do arrini atje ku duhet.