Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak pas mesditës së kësaj
të marte te Kisha e Laçit, ku një automjet tip “Benz”, ka marrë pērpara njerëzit që kishin shkuar për peligrinazh.
Sipas raportimeve, disa persona morën lëndime, ndërsa një vajzë pësoi lëndime më serioze dhe u nis me ambulancë në spital.
Qytetarja që raporton ngjarjen thotë se shoferja që shkaktoi aksidentin nuk donte, por ishte me aftësi të kufizuara, dhe në vend që të shkelte frenat, i ka dhënë makinës gaz duke marrë përpara njerëzit.
“Mori para një zonjë me makinë njerëzit tek kisha Laçit. Një vajzë me dëmtime në këmbë është nis për spital. Nuk kam parë të tjera se shkova te ndihmë te vajza. Përplasi disa po por njëra vajzë ishte lënduar tek këmba e djathtë, shtypje kocke. Ambulanca erdhi shpejt. Ajo nuk donte ta bënte këtë gjë, i dha gaz dhe mori para shumë njerëz. Ishte padashje mesa kuptova por kur donte ta ndalonte gjënë ajo i dha shumë gaz gabimisht dhe aty ndodhi kjo gjë“, raporton një dëshmitare.