SOECZ

Mërkuri hyn në Akrep/Nis periudha e SUPER ndryshimeve për vetëm këto shenja të zodiakut!

Katër shenja të zodiakut kanë ndier prej kohësh se diçka nuk është në ekuilibër me to,

por duke filluar nga 6 tetori 2025, kur Merkuri hyn në Akrep, gjithçka fillon të marrë kuptim Merkuri,

planeti që sundon komunikimin dhe proceset mendore, ka qenë në Peshore që nga 18 shtatori. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur tendencën të ruajmë paqen dhe harmoninë në marrëdhënie, duke shmangur konfliktet.

Tani, me hyrjen e tij në Akrep, fillon periudha e zbulimeve, thellësisë dhe transformimit.

Njihuni me shenjat e zodiakut që do të preken nga këto ndryshime:

Akrepi

Do të jesh më i aftë të shprehësh atë që e ke mbajtur brenda vetes për kohë të gjatë. Me Marsin gjithashtu në shenjën tënde, duhet të jesh i kujdesshëm me mënyrën si flet. Kjo është një periudhë guximi dhe ndriçimi të mendjes, ndaj përdore energjinë për të ndihmuar të tjerët dhe për të ndërtuar lidhje të reja, përfshirë edhe me njerëz nga e kaluara. Derisa Merkuri të qëndrojë në Akrep, deri më 29 tetor, do të mësosh shumë nga komunikimi dhe do të fitosh vetëbesim për të folur hapur për ndjenjat.

Demi
Mërkuri në Akrep ndikon drejtpërdrejt në fushën e partneritetit dhe do të ndihmojë të sqarosh lidhjet. Pas një periudhe të tensionuar, ndjen një lehtësim. Për beqarët, kjo është kohë për njohje të reja me thellësi emocionale. Në punë, komunikimi me kolegët përmirësohet, ndërsa Mars të jep shtytje drejt qëllimeve të reja. Deri në fund të muajit, prit përmirësim në marrëdhëniet personale dhe miqësore.

Luani
Ditët në vijim mund të rikthehen tema të vjetra apo tensione të papërfunduara. Mos lejo që emocionet të shpërthejnë, gjej mënyra për dialog dhe qetësi. Mbyll kapituj të vjetër dhe krijo stabilitet të ri. Merkuri dhe Marsi bashkë të ndihmojnë të vendosësh kufij të shëndetshëm dhe të rifitosh ekuilibrin e brendshëm.

Ujori
Merkuri në Akrep sjell qartësi dhe fokus profesional, duke të ndihmuar të analizosh qëllimet dhe ambiciet. Me Marsin në të njëjtin sektor, do të ndihesh më e vendosur për të ndryshuar drejtimin, për të filluar projekte të reja apo për të kërkuar qëllimin tënd të vërtetë. Deri në fund të tetorit, fjalët e tua kanë peshë, përdori me kujdes!

 

×