Së fundmi, Kiara ka ndarë me ndjekësit e saj një postim shumë të ëmbël në Instagram, ku shfaqet me Luizin dhe vajzën e tyre Lunën.
Në foto shfaqen edhe dy anëtarë të rinj të familjes, dy papagaj me emrat Lulu dhe Luki, të cilët tashmë janë bërë pjesë e zhurmshme dhe të dashur e familjes.
Në postim, Kiara shkruan:
“Njihuni me Lulu & Luki, anëtarët më të rinj dhe më të zhurmshëm të familjes ”
Në foton e fundit, Luna sapo ka kuptuar se papagajt fluturojnë realisht dhe… nuk po qeshte më!
Një moment i bukur familjar që tregon dashurinë dhe ngrohtësinë në shtëpinë e Kiara-s.
View this post on Instagram