Një debat i nxehtë përfshiu ditën e djeshme studion e “Fan Club”, ku dy opinionistët Zhaklin Lekatari dhe Arjan Konomi u përplasën ashpër lidhur me përkufizimin e raportit mes Mirit dhe Selinës.
Molla e sherrit u bë përdorimi i termit “Sugar Daddy” nga ana e Zhaklinës. Ajo e etiketoi Mirin me këtë emër, duke pretenduar se ai sillet kështu jo vetëm me Selinën, por edhe me vajza të tjera si Lorna apo Lore, duke u ofruar atyre mbrojtje dhe strategji.
“Nuk është zhigolo… por një ‘Sugar Daddy’, babaxhan që u qëndron vajzave afër dhe i ndihmon,” u përpoq të justifikonte ajo përdorimin e termit.
Por, Arjan Konomi nuk ia ka falur këtë lapsus terminologjik, duke e kundërshtuar me forcë dhe duke i dhënë një leksion “live”.
“Më vjen keq që nuk e di, ‘sugar daddy’ është një që të mban me lekë, si ka shumë në Shqipëri,” shpërtheu Arjani.
Ai theksoi se Miri nuk hyn në këtë kategori, pasi sipas tij, ai e shikon Selinën thjesht si vajzën e tij dhe nuk ka asnjë tendencë tjetër, ndërsa akuzoi Zhaklinën se po përpiqet të krijojë një çift aty ku nuk ka.





