SOECZ

E nxorrën nga shtëpia, ish-banori i BBV hakmerret ndaj produksionit! Publikon videon me celular ne dhomën e rrëfimit

Një nga rregullat më të rrepta dhe absolute të formatit “Big Brother” kudo në botë është izolimi total dhe ndalimi i çdo mjeti komunikimi me botën e jashtme, veçanërisht telefonave celularë.

Por, duket se ky rregull i artë është thyer në “Big Brother VIP Kosova”.

Së fundmi, një video e papritur po bën xhiron e rrjetit duke shkaktuar një furtunë të vërtetë komentesh. Protagoniste e këtyre pamjeve është Bia Khalifa, ish-banorja mjaft e komentuar e këtij sezoni të BBVK.

Në videon që po qarkullon, e publikuar si “hakmarrje” nga Labinot Rexha, Bia shihet e ulur në Dhomën e Rrëfimit e veshur me një rrobdishambër të bardhë. Ajo që ka lënë pa fjalë publikun është fakti se, teksa flet, ajo mban qartësisht në dorën e saj një telefon celular.

 

Publiku ka nisur të ngrejë pyetje të forta mbi produksionin dhe rregullat e vërteta të izolimit, duke u habitur se si ka përfunduar një smartfon në duart e banores në një nga dhomat më të rëndësishme të shtëpisë.https://streamable.com/chkr59

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë reagim apo sqarim zyrtar lidhur me këtë situatë që po konsiderohet si një skandal i vërtetë i formatit.

×