SOECZ

Vjen puthja e parë në buzë mes Gimbos dhe Selin, reagimi i banores nuk ishte ai që pritej! (VIDEO)

Marrëdhënia mes Gimbos dhe Selinës ka shënuar një moment kthese, por jo ashtu siç pritej.

Në dhomën e gjumit, një afrimitet fizik ka përfunduar me një refuzim të prerë dhe një rrëfim surprizues më pas.

Teksa po qëndronin pranë njëri-tjetrit në krevat, Gimbo ka guxuar duke e puthur Selinën në buzë.

Reagimi i saj ka qenë i menjëhershëm dhe refuzues: ajo është shmangur me shpejtësi duke thirrur “Jo! O idiot!”, e ka shtyrë atë dhe është ngritur menjëherë nga shtrati, duke e lënë Gimbon të habitur para banorëve të tjerë.

 

Pas këtij momenti të sikletshëm, ku u mundua ta kalonte me humor para të tjerëve, Gimbo ka gjetur momentin për t’u rrëfyer te Greta.

Ai i ka konfirmuar asaj se veprimi i tij ishte konkret: “E putha në buzë”, – i ka thënë ai.

 

 

 

Megjithatë, ai i shprehu Gretës habinë e tij, duke lënë të kuptohet se nuk e kishte parashikuar që Selin ta merrte aq keq dhe të reagonte me aq nervozizëm ndaj puthjes së tij.

×