Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Transballkanike, në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të plota të aksidentit.




