SOECZ

Pa se nuk pëlqehet jashtë, reagon FUQISHEM Sara Karaj: Ja deklarata e saj e fortë (Video)

Sara Karaj ka komentuar për herë të parë mënyrën se si është perceptuar nga publiku gjatë rrugëtimit të saj në “Ferma VIP 3”.

E ftuar në “Ferma Club”, ish-fermerja u pyet nga Çiljeta Xhilaga se çfarë do të ndryshonte nëse do t’i jepej mundësia të hynte sërish në fermë dhe ta niste lojën nga e para.

Përgjigjja e saj erdhi e drejtpërdrejtë, duke theksuar se mendon se është keqkuptuar nga një pjesë e publikut jashtë formatit.

“Atëherë, si fillim unë jam futur në fermë me mendimin dhe dëshirën për të qenë 100% unë. Kjo gjëja që unë kam thënë është keqkuptuar shumë jashtë sepse patjetër që unë kam qenë unë dhe Sara se si do të reagonte në ato situata, por ajo situatë në jetën time reale nuk do të ndodhte.”

Sara shpjegoi se izolimi, mungesa e informacionit dhe presioni i vazhdueshëm i lojës ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si reagojnë banorët brenda formatit.

“Nuk do isha me njerëz që nuk dua të jem. Nuk do shkoja që të kërkoja debat sepse nuk bëhet fjalë në jetën reale që nëse s’e marr unë e merr ti dhe unë tani të kam ty në dyluftim për çmimin e madh. Në jetën reale secili merr atë që dëshiron.”

Ajo shtoi se konfliktet dhe reagimet bëhen më intensive kur ndodhesh për muaj të tërë i izoluar nga familja dhe njerëzit e afërt.

“Dhe patjetër sulmi edhe nga të tjerët, por edhe mbrojtja që ti mund të bësh është më agresive në një vend që ti je e izoluar, pa informacion, pa një përqafim, pa një përkrahje të një njeriu që ti mund të shfryhesh, sesa në jetën reale.

Në fund, Sara u shpreh se nuk është e sigurt nëse do të ndryshonte diçka në lojën e saj, pasi sipas saj, shumë prej situatave vareshin edhe nga personat me të cilët ndau eksperiencën.

“Nuk e di a do bëja diçka ndryshe sepse personat që ishin në fermë nuk mund t’i ndryshoja”, tha ajo.

Deklarata e saj ka sjellë reagime të shumta në rrjet, veçanërisht mes ndjekësve që kanë debatuar shpesh për sjelljen dhe strategjinë e Sarës gjatë këtij edicioni të “Ferma VIP”.