Marrëdhënia mes Olës dhe moderatores Arbana Osmani duket se vazhdon të mbetet e tensionuar edhe pas përfundimit të aventurës së ish-fermeres në “Ferma VIP 3”.
Pak javë më parë, Fabiola Elezaj, e njohur nga publiku si Ola, u eliminua nga spektakli pas një komenti të rëndë ndaj moderatores, të cilën e quajti “kuçkë”. Deklarata shkaktoi reagime të shumta në media dhe rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga temat më të diskutuara të momentit.
Tashmë, një tjetër episod duket se ka rikthyer përplasjen në distancë.
Gjatë një prej Prime-ve të fundit, Arbana Osmani informoi fermerët për disa zhvillime që kishin ndodhur jashtë fermës, mes tyre edhe fejesën e Olës me Adin. Teksa fliste për lajmin, moderatorja iu drejtua banorëve me pyetjen: “A e prisnit të fejoheshin kaq shpejt?”.
Pikërisht përdorimi i shprehjes “kaq shpejt” nuk është pritur mirë nga Ola, e cila reagoi përmes komunitetit të saj në Instagram.
“U zgjova me plot mesazhe që komentonin situatën mbrëmë në Prime… ‘Fejesë e shpejtë’ thanë. E di që jeni mësuar t’i bëni provën para, të bëni dhe ca fëmijë dhe pastaj të ndani mendjen të martoheni apo jo…
Por unë jam rritur ndryshe, me atë mentalitetin që ju po mundoheni ta lini në hije e ta përdorni si ofendim ndaj nesh. Po! Unë me njeriun që dua e zyrtarizoj pa frikë, pa prova dhe pa ndikime të jashtme.
Më ftuan nesër në një festë me gocat, po ça kuptimi ka të shkoj kur unë vazhdoj të jem prezente gjithsesi.
Jetoni jetët tuaja si të doni, unë nuk komentoj martesat tuaja se po ta bëja do më nxirrnit përbindësh, ashtu si herën e parë.
Dashuri për të gjithë ju që më mbështesni!”, shkroi ajo.

Mesazhi i ish-fermeres është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, me shumë prej tyre që e kanë interpretuar si një kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë ndaj moderatores.
Ndërkohë, fejesa e Oles dhe Adit vazhdon të mbetet një nga historitë më të komentuara që ka lindur pas përfundimit të eksperiencës së tyre në “Ferma VIP 3”, ndërsa çdo deklaratë e tyre vijon të tërheqë vëmendjen e publikut.





