Puthja simbolike mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë dasmës së organizuar në kuadër të një loje në Ferma VIP ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale.
Megjithatë, duket se familjarët e Ilirit e kanë pritur me sportivitet dhe pa asnjë keqkuptim situatën e krijuar në fermë.
Menjëherë pas transmetimit të momentit, në rrjetet sociale është publikuar videoja e puthjes përmes një postimi të përbashkët mes llogarisë së Mimoza Ahmetit dhe asaj të Ilir Shaqirit, duke treguar se gjithçka është parë si pjesë e lojës dhe spektaklit.
Madje, postimi është shoqëruar edhe me një mesazh domethënës: “Dhe finalja solli pajtimin.”

Ky detaj është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal se raporti mes dy finalistëve është përmirësuar ndjeshëm në ditët e fundit të qëndrimit në fermë, ndërsa momenti i dasmës është konsideruar thjesht një pjesë e sfidës së organizuar nga produksioni.
Në prag të finales së madhe, ceremonia simbolike mes Mozës dhe Ilirit ka prodhuar një nga skenat më të komentuara të spektaklit, ndërsa reagimi pozitiv i familjarëve të balerinit duket se ka larguar çdo dyshim apo interpretim përtej kontekstit të lojës.



