Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në plazhin e Durrësit, ku një person ka humbur jetën pasi është mbytur në det.
Sipas të dhënave të para nga terreni, viktima është një shtetas i moshës 50-vjeçare.
Pushuesit e tjerë dhe rojet bregdetare kanë ndërhyrë me shpejtësi duke e nxjerrë nga uji, por fatkeqësisht 50-vjeçari ka qenë pa shenja jete.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe grupi hetimor,
i cili po punon për identifikimin e plotë të viktimës dhe zbardhjen e shkaqeve të sakta të kësaj tragjedie.




