SOECZ

TMERR! Ish-banorja e BBV, akuzon publikisht familjarët për ab*zim dhe k*qtrajtim (Foto)

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia Khalifa, ka ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim personal në rrjetet sociale, ku ka folur për marrëdhënien e vështirë me familjarët dhe situata që, sipas saj, kanë vazhduar prej vitesh.

Përmes disa postimeve në InstaStory, ajo tregoi një episod që ndodhi në orët e para të mëngjesit, të cilin e konsideron si pjesë të një sjelljeje të përsëritur ndaj saj.

“Nëse ndonjëherë keni pyetur veten për çfarë kam folur kur kam treguar për disa situata në familjen time, ja një shembull i vogël nga realiteti im”, shkroi ajo.

Më tej, Bia tregoi se ishte zgjuar nga zhurmat në kuzhinë, duke lënë të kuptohet se veprimi nuk ishte rastësor. Sipas saj, pas kësaj qëndron një debat i zhvilluar një ditë më parë lidhur me kërkesat e vazhdueshme për para.

“Prej vitesh më kërkohen shuma parash -3 mijë, 5 mijë euro, herë pas here. Dje thashë me qetësi dhe respekt se do të jem gjithmonë e gatshme të ndihmoj, por jo ndërkohë që ndihem e sulmuar, e manipuluar ose e keqtrajtuar. Përgjigjja erdhi sot në mëngjes”, shkroi ajo.

Ish-banorja e BBVK tha se jo çdo formë abuzimi shfaqet në mënyrë të hapur, por mund të vijë edhe përmes veprimeve të vogla të përditshme.

“Njerëzit shpesh mendojnë se abuzimi duket gjithmonë si britma, kërcënime ose dhunë. Ndonjëherë vjen në forma shumë më të vogla, më të heshtura dhe më të vështira për t’u shpjeguar”, u shpreh ajo.

Në një tjetër reagim, Bia foli për mungesën e mirënjohjes, duke theksuar se banesa ku jeton është paguar prej saj dhe se pavarësisht ndihmës financiare që ka dhënë, vazhdon të përballet me situata të pakëndshme.

“Ky është apartamenti im, i paguar nga unë. Dhe prapëseprapë nuk ka asnjë pikë mirënjohjeje”, shkroi ajo.

Postimet e saj kanë tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, pasi Bia Khalifa ka folur edhe më herët për raportet e vështira familjare dhe përvojat që, sipas saj, kanë ndikuar në jetën e saj personale.