Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Me Saturnin në një hyrje shumë të bukur me Venusin, ruajeni këtë pozitivitet, ju dhe të gjithë ata që kanë prioritet dashurinë në të gjitha format e saj. Dashuria duket se është pika e fortë dhe prodhon energji nëse e vendosim si prioritet.
Nga ana tjetër, ky Saturn sjell shqetësime për ata që kanë probleme me zemrën. Duhet të jeni të kujdesshëm sot dhe nesër, pasi kjo ditë nxjerr frikërat në sipërfaqe në lidhje me shqetësimet fizike. Ndërkohë, vazhdojmë me hyrjen e bukur të Marsit me planetin e fatit te Gaforrja, e cila do të zgjasë edhe për dy-tri ditë.
Shenjat e ujit dhe të tokës duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi, sidomos për lëvizje ekonomike, shitblerje, marrëveshje, dokumente pronësie dhe çështje prindërore. Në fund të javës do të kemi dy kalime të rëndësishme: Marsi do të kalojë te Binjakët, duke sjellë një ndryshim të ndjeshëm, dhe Jupiteri do të kalojë te Luani, duke krijuar një atmosferë më argëtuese dhe optimiste.
Kjo do të na ndihmojë të qartësohemi për projektet afatgjata, pasi periudha që nga fundi i prillit na e ka vështirësuar projektimin për të nesërmen.
Për sa i përket shenjave konkretisht:
Dashi: Hyrja e Saturnit me Venusin i ndihmon në stabilitetin e raporteve në çift dhe familje. Pas datës 29 qershor, do të ndjejnë një zhvillim të ndjeshëm, sidomos të lindurit në 15-ditëshin e parë. Duhet të kenë kujdes me menaxhimin e shqetësimeve për prindërit e moshuar dhe të jenë selektivë në komunikim për të shmangur thashethemet.
Demi: Marsi është në hyrje trekëndore me Jupiterin. Sot duhet të mbyllin detyrimet e nisura që nga fundi i majit. Me kalimin e Marsit te Binjakët, do të ndihen më të lehtësuar. Kanë mundësi të mira për të zgjidhur çështjet familjare dhe ato që lidhen me shtëpinë.
Binjakët: Për shkak të pozicionit të Diellit te Gaforrja dhe Neptunit te Dashi, mund të kenë paqartësi dhe pikëpyetje. Duhet të kenë kujdes me komunikimin në shtëpi sot. Nga java tjetër do të kenë qartësi në projektet profesionale, gjë që do t’i lehtësojë emocionalisht.
Gaforrja: Të lindurit në pjesën e parë të shenjës duhet të kenë kujdes me komunikimin dhe thashethemet. Marsi favorizon ecurinë profesionale. Për të lindurit në ditët e fundit të shenjës, faktorë të papritur do të sjellin zhvillime të rëndësishme, rezultatet e të cilave do të duken në fund të gushtit.
Luani: Venusi është tek ata, por Saturni kërkon kujdes për shëndetin e baballarëve. Siguria dhe adhurimi në familje do t’u japë energji pozitive. Të lindurit në 10-ditëshin e parë do të mbyllin çështje që lidhen me keqinformimet ose prapaskenat.
Virgjëresha: Deri të hënën paradite kanë mundësi për një projektim të saktë dhe rivendosje të vetvetes në profesion. Venusi i ndihmon në mbylljen e çështjeve ekonomike dhe pagesave me palë të treta.
Peshorja: E kanë situatën nën kontroll dhe e dinë çfarë duan. Megjithatë, të lindurit në ditët e para duhet të mendohen dy herë përpara se të japin një përgjigje “po” ose “jo”, për të shmangur iluzionet e gabuara. Marsi te Binjakët do t’i bëjë më aktivë dhe produktivë.
Akrepi: Hëna është në shenjën e tyre, duke nxjerrë në dritë shqetësime të vjetra që kërkojnë zgjidhje. Është mirë t’i mbyllin këto probleme brenda qershorit. Sot dhe nesër mund të kenë si prioritet çështjet e fëmijëve.
Shigjetari: Fundjava sjell mundësi për lëvizje dhe udhëtime. Duhet të shmangin rreziqet dhe sportet ekstreme. Prioriteti i tyre do të jenë bashkëpunimet dhe impenjimet e punës që do të nisin në kulmin e verës.
Bricjapi: Ndihen të lodhur me çështjet e shtëpisë. Sot dhe nesër favorizohen ata që duhet të zgjidhin probleme pune të dala jashtë programit, të cilat mund të kenë zënë fill që në fund të dhjetorit.
Ujori: Kanë nevojë për ndryshime të menjëhershme, gjë që mund t’u shkaktojë ankth.Duhet të respektojnë faktorin kohë dhe të jenë të kujdesshëm në diskutimet me pasardhësit e tyre. Zhvillimet individuale dhe investimet tek vetja do të jenë të suksesshme dhe afatgjata.
Peshqit: Venusi te Luani sjell optimizëm, por Saturni shkakton pasiguri dhe ankth për shëndetin fizik. Duhet t’i menaxhojnë mirë këto frikëra.Kanë filluar të mësohen me ritmin e ngadaltë të kohës, por Marsi te Binjakët do t’i detyrojë të bëjnë ndryshime të momentit të fundit.





