SOECZ

Aksident i tragjik! Humb jetën një person, dalin detajet e para

Një motoçiklist ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën “Tirana” në Gjakovë.

Lidhur me rastin e rëndë detaje për Klankosova.tv ka dhënë Albin Sahatqija, drejtori rajonal i Policisë së Trafikut në Gjakovë.

“Ka ndodhur rreth orës 02:20. Motoçiklisti nuk iu ka përshtatur shpejtësisë dhe e ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trotuarin. Si pasojë e shpejtësisë, ai është gjuajtur mbi veturën e cila ka qenë duke lëvizur në shiritin e vet”, deklaroi ai.

“Është dërguar në spital ku nuk ka mundur t’ju bëjë plagëve dhe ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML. Rasti po hetohet nga hetuesit e aksidenteve”, shtoi Sahatqija.