SOECZ

Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik ‘G0DET’ me paralajmërimet që jep!

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin korrik në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Korriku nis me lëvizje të rëndësishme si hyrja e Jupiterit te Luani që sjell fat dhe Mërkuri në të kundërt që kërkon qartësimin e çështjeve të mbetura pezull. Gjatë këtij muaji kërkohet kujdes maksimal në timon dhe vigjilencë ndaj rrezikut të zjarreve, veçanërisht në javën e parë dhe në mes të muajit.

Marsi te Binjakët mund të rrisë nervozizmin dhe të ulë tolerancën, ndaj këshillohet diplomaci dhe komunikim në marrëdhëniet familjare e profesionale. Pavarësisht faktorëve të papritur, kjo periudhë do të shërbejë për të seleksionuar atë që vlen vërtet, duke hapur rrugën për ndryshime pozitive në vazhdim

Dashi

Marrëdhëniet: Jupiteri ndihmon në korrigjimin e raporteve njerëzore dhe ndihmon shumë në raportet në çift, që do të jenë pika juaj e fortë deri në korrikun e vitit të ardhshëm. Gjithashtu, ndihmon në strukturimin e familjes.

Financat: Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me lëvizjet praktike ekonomike për shkak të një hëne të plotë jo komode. Megjithatë, keni mundësi të zgjidhni ose të dakordësoni çështje materiale të vjetra, si shitje apo blerje.

Emocionet: Me Mërkurin në të kundërt mund të ndiheni pak të ngatërruar emocionalisht, por kjo do të zgjasë vetëm çështje minutash.

Demi

Puna: Marsi te Binjakët ju jep një rutinë më të qartë dhe të kthjellët në krahasim me lodhjen që kishit më parë. Tashmë keni marrë vendimin se çfarë drejtimi do t’u jepni problemeve profesionale.

Dashuria: Pas datës 10 korrik, me Venusin te Virgjëresha, do të keni mundësi t’u jepni drejtim çështjeve personale dhe dilemave emocionale.

Përballja me të kaluarën: Mërkuri në të kundërt do t’ju bëjë të përballeni me të kaluarën për t’u qartësuar mbi vendimet e marra dhe për të rifreskuar mësimet nga gabimet e vjetra.

Binjakët

Energjia: Marsi hyn në shenjën tuaj duke sjellë intensitet dhe energji të madhe deri në mesin e gushtit.

Kujdesi: Mos nxitoni! Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me drejtimin e makinës dhe shëndetin në përgjithësi.

Karriera dhe PR: Nëse merreni me art, kreativitet, marketing apo rrjete sociale, ky është momenti për të zgjeruar emrin tuaj. Do të ndjeni mbështetje të madhe nga njerëzit e shtëpisë.

Gaforja

Profesioni: Mërkuri në të kundërt në shenjën tuaj deri më 23 korrik sjell ngarkesa dhe zhvillime të papritura në punë. Mund t’ju duhet të lini pas punët provizore apo ato që nuk ju sjellin kënaqësi. Qartësimi i plotë i karrierës do të vijë pas mesit të gushtit.

Vera: Pas datës 23 korrik do të jeni “kryefjala” e astrologjisë. Venusi ju ndihmon të ndiheni mirë me veten dhe në raportet sociale, pavarësisht ndonjë shqetësimi të vogël në familje.

Luani

Fati i madh: Jupiteri hyn zyrtarisht në shenjën tuaj për 13 muajt e ardhshëm, duke sjellë optimizëm dhe shanse fantastike.

Prioribtetet: Duhet të vendosni në plan të parë zgjidhjen e problemeve që ju kanë lodhur prej kohësh. Jini të hapur ndaj ndryshimeve të axhendës nga bashkëpunëtorët. Bëni kujdes me lëvizjet ekonomike deri më 10 korrik.

Virgjëresha

Mbyllja e cikleve: Jupiteri te Luanët ju ndihmon të mbyllni ciklet dhe shqetësimet që zvarriten prej më shumë se 4 vitesh.

Venusi në shenjën tuaj pas datës 10 korrik ju vendos në qendër të vëmendjes dhe ju ndihmon të ndiheni mirë me veten.

Komunikimi: Gjatë javës së parë ruani diplomacinë. Gjuha e ëmbël dhe kujdesi ndaj detajeve do t’ju sjellin sukses, ndërsa imponimi mund t’ju kthehet si bumerang.

Peshorja

Karriera: Jupiteri te Luanët sjell zgjerim social dhe mbështetje nga njerëz të rëndësishëm për profesionin tuaj. Kjo mund të jetë periudha që keni ëndërruar prej 12 vitesh.

Përfitimet: Do të përfitoni nga situata të papritura dhe transformime në territorin ku gjendeni.

Familja: Deri në mes të muajit do të zgjidhen disa problematika familjare që i njihni prej kohësh.

Akrepi

Kontrolli: Ky muaj nuk është shumë komod. Duhet të kontrolloni tonin e zërit dhe shpërthimet ndaj njerëzve të dashur, sidomos nga data 2 deri më 5 korrik.

Vendimet: Mos nxitoni të firmosni dokumente apo të bëni ujdi profesionale deri në datat 12-15 korrik.

Lajme të mira: Jupiteri ju favorizon për çështje pronash, dokumentesh ligjore apo letra të vjetra që presin zgjidhje.

Shigjetari

Dashuria: Jupiteri te Luanët sjell zhvillime shumë pozitive në dashuri dhe familje. Për ata që kërkojnë zgjerim familjar, ky muaj mund të sjellë “bekime”.

Shëndeti: Me Marsin përballë, duhet të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm me timonin. Asnjë pikë alkool nëse drejtoni makinën.

Sportet: Qëndroni larg sporteve ekstreme nga data 2 deri më 4 korrik.

Bricjapi

Gjendja shpirtërore: Hëna e plotë në shenjën tuaj mund t’ju bëjë të ndiheni të ngarkuar emocionalisht. Menaxhoni humorin përballë shqetësimeve të vogla në punë apo familje.

Karriera: Marsi dhe Urani ju ndihmojnë të seleksiononi karrierën tuaj, e cila do të marrë formë të sigurt pas mesit të gushtit.

Shëndeti: Venusi te Virgjëresha do t’ju ndihmojë të gjeni ekuilibrin dhe të ndiheni fort me trupin tuaj.

Ujori

Njerëzit: Mund të përjetoni një lloj mërzitjeje apo zhgënjimi nga njerëz të besuar në 5 ditët e para të muajit. Kjo do t’ju shërbejë për të kuptuar se kë duhet të mbani afër dhe kë jo.

Shtëpia: Venusi ndihmon në zgjidhjen e çështjeve të shtëpisë, rregullimeve apo lëvizjeve të mundshme.

Papritshmëritë: Marsi mund të sjellë vonesa ose probleme të vogla me makinën.

Peshqit

Prona: Jupiteri ju ndihmon të zgjidhni çështje të pronësisë, shtëpisë apo strukturimit të familjes.

Raportet: Venusi përballë jush ju ndihmon të ndërtoni saktësisht llojin e raporteve që ju nevojiten në këtë moment.

Shpenzimet: Jini të kujdesshëm me pajisjet elektrike në shtëpi dhe shmangni nxitimin. Mund të keni shpenzime të paplanifikuara për shtëpinë deri më datë 7 korrik, ndaj mbani ca rezerva financiare.