Është ndarë nga jeta, në moshën 83-vjeçare, profesori dhe studiuesi i letërsisë në Universitetin e Tiranës, Ali Xhiku.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur pedagogia e Universitetit të Tiranës, Lili Sula, e cila, përmes një postimi në Facebook, e cilësoi Xhikun si një njeri dhe studiues të rrallë të letërsisë shqipe. Më tej, Sula shpreh mirënjohjen e saj për profesorin e ndjerë dhe për mësimet që ka marrë prej tij.
“Qofsh në paqe e në dritë të pasosur, profesor Ali Xhiku, njeriu i rrallë, pedagogu dhe studiuesi i shquar i letërsisë shqipe.

Kam filluar punë në Universitetin e Tiranës si asistente e juaja dhe, përgjatë gjithë kësaj kohe, kam mësuar shumë prej jush”, shkruan Sula.
Ali Xhiku, i cili ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Institutit të Kulturës Popullore pranë Akademisë së Shkencave, ishte një nga pedagogët që dha një kontribut të çmuar në studimin e letërsisë shqiptare.
Ai është autor i librit studimor “Faqeve të historiografisë shqiptare” (Onufri), një vepër me rëndësi për teorinë dhe metodologjinë e historisë së letërsisë shqipe.
Po ashtu, ai është autor edhe i shumë librave të tjerë, kryesisht me karakter studimor.




