Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Delloc të Suharekës,
ku një person ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Rasti për Klankosova.tv e konfirmoi komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha.
Për redaksinë, Hoxha po ashtu bëri të ditur se tërheqja e trupit të të ndjerit ishte e vështirë,
ndërsa momentalisht gjendet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mushtisht.




