SOECZ

Tragjedi! Mbeti e Iënduar pas aksidentit, 7-vjeçarja humb jetën pas disa ditësh në spital

Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Fierit, ku 7-vjeçarja,

e cila mbeti e aksidentuar pak ditë më parë, ka ndërruar jetë.

Automjeti me të cilin po udhëtonte e mitura humbi kontrollin teksa lëvizte në unazën e qytetit të Fierit dhe më pas u përplas me murin e një shtëpie.

7-vjeçarja mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte pësuar.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, 7-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital mëngjesin e kësaj të enjte.