SOECZ

I FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, dy persona…

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës.

Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të njërit prej mjeteve dhe një fëmije që udhëtonte me të.

Dy të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Pogradecit ku janë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe grupi hetimor të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidentit.