Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 10 të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”, ku një automjet ka goditur një karrocë me brenda një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.
Siç raportohet, nëna e fëmijës ishte në momentin e kalimit të rrugës me fëmijën kur automjeti ka goditur karrocën.
Pas kësaj ngjarjeje, drejtuesi i automjetit ka marrë iniciativën dhe ka transportuar menjëherë fëmijën në Urgjencën e Spitalit të Korçës.
Sipas burimeve nga spitali, fëmija është jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Në të njëjtën kohë, policia ka filluar procedurat e nevojshme ndaj drejtuesit të automjetit, ndërsa po hetohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të plota të aksidentit.





