Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e kësaj të shtune në zonën e “Plepave” në Durrës.
Sipas informacioneve të para, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë në korsi të kundërt në mbikalim, duke shkaktuar panik dhe përplasje të fortë.
Në makinë ndodheshin tre persona, ndërsa paraprakisht dyshohet se një prej tyre ka humbur jetën dhe të tjerët janë plagosur.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa qarkullimi në zonë është devijuar përkohësisht.
Grupet hetimore po punojnë për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.