SOECZ

Aksident FATAL në VEND/ Makina përplas për VD*KJE këmbësorin

Një aksident tragjik ka ndodhur në Lezhë gjatë orëve të para të mëngjesit, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, në kryqëzimin e Rrilës, kur drejtuesi i automjetit, shtetasi I. M., 46 vjeç, ka përplasur këmbësorin ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën nga goditja.

Drejtuesi i automjetit, i cili ishte larguar nga vendngjarja pas aksidentit, është identifikuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë Rrugore pas veprimeve të shpejta hetimore.

Policia ka nisur verifikimet për të identifikuar viktimën dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit. I. M. po mbahet në paraburgim dhe hetimet për këtë ngjarje tragjike vazhdojnë.

×