SOECZ

Aksident i frikshëm në kryeqytet! Makina përpIas këmbësoren dhe ciftin që udhëtonte me motor

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në zonën e Laprakës në kryeqytet,

ku një automjet tip Benz ka përplasur një motor dhe një këmbësore, duke lënë të plagosur dy persona.

Sipas të dhënave paraprake, në momentin e aksidentit në motor po udhëtonin një çift, burrë dhe grua,

të cilët kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Përplasja përfshiu gjithashtu edhe një këmbësore, e cila ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

×