SOECZ

Aksident i frikshëm në vend! Makina e policisë bëhet copash, 2 efektivët që ndodheshin në mjet…

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin “Fier-Patos”, ku një drejtuese automjeti ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një automjet policie.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasja M. H. duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur automjetin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë F. Sh.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja M. H. dhe dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

×