SOECZ

Aksident i frikshëm në vend! Shoferi i dehur nxjerre mjetin nga rruga, 5 persona…

Një aksident ka ndodhur në fshatin Çerenec të Dibrës ku një 58-vjeçar, po drejtonte në gjendje të dehur furgonin e për pasojë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Të plagosur kanë mbetur 5 pasagjerë, prej të cilëve dy janë në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi i furgonit, F.C është arrestuar, dhe gjatë hetimeve rezultoi se ai, ushtronte veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 58 vjeç, banues në fshatin Viçisht, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimi i tij u bë pasi, ditën e djeshme, në aksin rrugor të fshatit Çerenec, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip furgon, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë u lënduan pesë pasagjerë, dy prej të cilëve ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se 58-vjeçari ushtronte veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse”

×