SOECZ

Aksident i rëndë në vend, makina përplas një person

një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.

I plagosuri dyshohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes.