SOECZ

Aksident tragjik në Librazhd/ Guri shkëputet nga mali dhe i bie sipër makinës, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd,

në fshatin Hotolisht, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi një gur

i shkëputur nga mali ka rënë mbi automjetin që ai drejtonte.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 22:30 dyshohet se një gur është shkëputur nga mali dhe ka goditur automjetin tip “Benz”,

me drejtues shtetasin A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan. Si pasojë e goditjes,

drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin

e plotë ligjor të rrethanave dhe shkaqeve të këtij rasti.