SOECZ

Aksident tragjik në vend! U përpIas nga kamioni, humb jetën i riu që udhëtonte me motor

Një 37-vjeçar i cili u përfshi në një aksident rrugor ditën e djeshme në Elbasan, fatkeqësisht ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Çepe–Belsh”, ku një kamion me drejtues 48 vjeçarin, F.P përplasi 37-vjeçarin i cili ishte duke udhëtuar me motor.

Policia ka arrestuar shoferin e kamionit që u përfshi në aksidentin rrugor.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 48 vjeç, banues në Belsh,

pasi dje, në aksin rrugor “Çepe–Belsh”, kamioni që ai drejtonte ka përplasur

motomjetin me drejtues shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në fshatin Seferan. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftim.