SOECZ

Aksident tronditës! Automjeti bie nga lartësia, raportohet se…

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Morinë–Kukës, pranë fshatit Përbreg.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbajtës të autostradës, duke rënë më pas nga një lartësi jashtë karrexhatës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, të cilat po punojnë për të menaxhuar situatën dhe për të dhënë ndihmën e parë.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit dhe as gjendja e personave të përfshirë, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në vijim.

×