Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Përmes një fotografie të postuar në Instagram, ku shihet i shtrirë në spital,
prezantuesi bëri të ditur se ndërhyrja ishte për heqjen e gurëve nga kanali urinar, një procedurë që, siç shprehet ai, ishte e pashmangshme.
Hamiti u shpreh se ndihet mirë dhe shpreson që të premten të rikthehet sërish aty ku emocionet janë të vërteta, në PRIME të parë të BBVK-së për vitin 2026.
Më poshtë deklarata e plotë e prezantuesit:






