Moderatori i Big Brother, Alaudin Hamiti ka dhënë detaje lidhur me reality show “Big Brother Vip Kosova 4” në “Weekend” në Klan Kosova.
Ndonëse nuk e zbuloi datën se kur do të nis, ai bëri të ditur se këtë vit kanë shtuar hapësirë më shumë si brenda edhe në oborrin e shtëpis, dhe kanë ndërruar renditjen e shtëpisë.
Ai shtoi se zgjatja nuk po bëhet me dëshirën e tyre, por krejt këto po marrin kohë.
“E di që nuk muj me thënë datën, edhe e di që krejt kanë me na urry në këto momente, unë ty mundem me të tregu por nuk më lejohet me thënë me zë, por nuk muj me cekë”, tha ai.
Ndërkohë, gazetarja Genta tha se mendon që “Big Brother” është shumë afër.





