Një valë ngjarjesh dramatike janë zhvilluar së fundmi në shtëpinë e BBVK-së, që nga hyrja e Limit,
ish-partnerit të Albës. Ajo është parë tejet e prekur ditëve të fundit nga prezenca e tij.
Së fundmi, disa pamje të publikuara në rrjetet sociale,
që tashmë kanë bërë xhiron e internetit, tregojnë Albën, teksa godet Limin disa herë.
Gjithçka duket se nisi me Albën e cila po qëndronte në oborr, e rënduar nga emocionet dhe duke qarë.
Ndonëse Limi u mundua ta qetësonte atë dhe i kërkonte të mos qajë, ndërveprimi i tyre disa momente më vonë mori një kahje tjetër.
Alba nisi ta godiste atë në duar dhe trup dhe me zë të ngjirur i thërriste: “I poshtër, i poshtër”.
Limi mundohej ta qetësonte, duke i thënë se nuk i ka bërë asgjë.





