Ish-banori i “Big Brother VIP”, Alessio Alia, ka trazuar ujërat mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, duke lënë vend për shumë aludime rreth raportit të tij me këngëtaren e njohur, Jonida Maliqi.
Shkëndija e parë nisi brenda shtëpisë, kur gjatë transmetimit të këngës së Jonidës në sfond, Alessio u pa dukshëm i emocionuar.
“Oh, kënga që i kam bërë unë Jonidës. Jam dhe në klip,” – u shpreh ai brenda shtëpisë. Madje, kur Miri e pyeti “Pse e do kaq shumë?”, Alessio dha një përgjigje enigmatike: “Nuk e di. S’e di as vetë.”
I vënë përballë këtij klipi në studio, Alessio u përpoq ta mbante bisedën në rrafshin profesional, duke shpjeguar se ajo është pjesë e kompanisë së tij. Por, fraza e tij e mbylljes ndezi sërish dyshimet.
“Këtë këngë e kemi bërë me Jonidën, se ajo është në kompaninë time… Çdo gjë tjetër ngelet histori,” – deklaroi ai.
Kjo frazë nuk i shpëtoi moderatores Rudina Dembacaj, e cila e pyeti drejtpërdrejt nëse ka pasur ndonjë histori dashurie mes tyre.
Alessio zgjodhi të mos përgjigjej me fjalë, por vetëm qeshi, duke e evituar mohimin kategorik.
“Është një nga femrat më të forta që kam njohur në jetën time dhe e respektoj shumë,” – e mbylli ai, duke lënë gjithçka në mister.





